web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Çmendet” moti/ Ja çfarë pritet për këtë fundjavë, sa do të arrijnë temperaturat

16 Maj 2020, 06:12, Sociale CNA

Vendi ynë këtë fundjavë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike me mot me diell por edhe një rritje të ndjeshme të temperaturave.

Sipas SHMU, në vlerat maksimale, temperaturat do të pësojnë rritje, duke prekur vlera 36-37ºC.

Por përveç temperaturave të larta të regjistruara ato do të ndjehen më të larta kjo për shkak të vranësirës shtresore dhe transparente përgjatë gjithë ditës.

Por ndjesia e zagushisë do të forcohet akoma dhe më shumë për shkak të grimcave të pluhurit dhe rërës që do të ketë në ajër për shkak të masave ajrore me origjinë nga Afrika e Veriut (më konkretisht Shkretëtira e Sahara-së).

Sa i përket erës ajo do të fryjë me drejtim juglindje ? jugperëndim dhe shpejtësi 1-10m/s.





Lajmet e fundit nga