Punonjësi humbi jetën/ Karakaçi mesazh ngushëllimi
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Enea Karakaçi ka ...
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Enea Karakaçi ka ...
Nijas Lena është një prej atyre futbollistëve që i ka dhënë shumë futbollit shqiptar, por njëkohësisht edhe ka marrë prej tij. Superkupë, Kupë dhe kampionat, më tepër se kaq nuk kishte se çfarë të fitonte ky mesfushor në Shqipëri.
Më pas do të largohej nga Superiorja, pasi ka mbajtur veshur fanellat e ekipeve si Flamurtari, Teuta dhe Kukësi. Një respekt maksimal ruanin tifozët e këtyre ekipeve për Lenën, pasi ishte tipi i lojtarit për t?u duartrokitur.
Duke dhënë maksimumin në fushën e lojës, punëtor dhe mbi të gjitha pa fjalë, pra duke mos krijuar telashe dhe probleme në klub. Aktualisht Lena është pjesë e Strugës, duke udhëhequr një ekip shqiptar në elitën e Maqedonisë së Veriut.
Në një intervistë për ?Sport Ekspres?, mesfushori 33-vjeçar na rrëfen dëshirën e madhe për të luajtur një ndeshje në ?Air Albania?, që ndryshe e quan edhe stadiumin më të mirë në Ballkan.
Atëherë si e ka kaluar Lena këtë periudhë të vështirë? E ke marrë si një reflektim këtë izolimin, apo një sfidë tjetër që është për t?u kaluar dhe jeta vazhdon?
Padyshim që ka qenë një periudhë jo e zakonshme si për mua personalisht, por besoj edhe për të gjithë për t?u përballur me këtë armik të padukshëm. Shpresoj se jemi nga fundi dhe duhet të qendrojmë të fortë në radhë të parë nga ana psikologjike, po ashtu edhe për ne sportistët që kemi humbur shumë në këto kohë. Shpresoj t?i kthehemi atij normaliteti.
Aktualisht luan me Strugën. Në kampionat nuk gjendeni atje ku doni, por ka ende shanse për mbijetesë. Gjithashtu jeni edhe në gjysmëfinalen e Kupës së Maqedonisë. Nëse të japin një letër dhe ti duhet të firmosësh, çfarë do të zgjidhje?
Ajo që do të thoja është se sezoni për Strugën ka qenë pozitiv deri kur ndaloi kampionati. Patjetër që kemi pasur edhe ne ato ulje-ngritjet tona, që është normale në futboll. Padyshim që firmos në fillim për mbijetesën, pastaj për të fituar Kupën.
Ndërkohë ke luajtur për ekipe me peshë në Superiore. Çfarë kujtimesh të bukura mban prej këtej?
Në Shqipëri kalova 8 vite dhe në 3 ekipe të mëdha që kanë bërë shumë histori. Kam arritur që të fitoj të gjithë titujt, jam kompletuar. Nga kampionati te Kupa dhe Superkupa. Por nëse do të veçojmë diçka, atëherë zgjedh Flamurtarin pasi aty kam kaluar periudhën më të gjatë, jo pak por 6 vite.
E si ka qenë marrëdhënia juaj me presidentët e klubeve shqiptare?
Të them të drejtën marrëdhënia ime me presidentët në Shqipëri ka qenë shumë e mirë me të gjithë. Kam pasur marrëdhnie profesionale dhe mendoj që kam dhënë më të mirën nga vetja në çdo moment.
Safet Gjici parashtrohet në media si një president me autoritet të madh te lojtarët. Në mos gabojmë edhe ti ke përfunduar njëherë në zyrën e tij pasi more një karton të kuq ndaj Flamurtarit?
Me Safetin janë gjëra normale që shpesh të përfundosh në zyrën e tij. Kjo pasi është shumë kërkues dhe do të fitojë në çdo ndeshje. Arsyeja kryesore kjo se përse Kukësi në pak vite arriti që të bënte rezultate të mëdha si në kampionat dhe në Europë. Gjej momentin për ta përshëndetur!
Tani një përgjigje e sinqertë, sa do të doje që të luaje në ?Air Albania? dhe e kërkon një rikthim në Superiore?
Do të doja vërtet që të luaja në stadiumin më të mirë në Ballkan, ?Air Albania?. Patjetër nëse më vjen ofertë nga ndonjë ekip i Superiores, do e shqyrtoja seriozisht kthimin në Shqipëri.
Po mediat si ndikojnë te lojtari, kurioz për këtë?
Media shumë herë di që të ngrejë në piedestal, po ashtu ndikon negativisht te ne kur nuk kalojmë një periudhë të mirë. Sidomos në ato momente që pritet që të bëjmë diferencën në fushë dhe kur jemi të paguar mirë nga klubi.
Nëse flasim për pengun më të madh të karrierës, është fakti që nuk luajte një ndeshje me Shqipërinë?
Pa diskutim që po! Ky do të jetë pengu më i madh që nuk vesha dot fanellën e Kombëtares së Shqipërisë. Kjo ndodhi pasi unë kisha bërë ndeshje zyrtare më herët me Maqedoninë e Veriut. /Sport Ekspres/
Pas takimit të djeshëm me përfaqësuesit e klubeve të Kategor...
Me bërjen publike të vendimit për rinisjen e kampionatit në ...
Lojtarët e Kategorisë Superiore duhet të plotësohen çdo ditë...
Këngëtari i njohur kosovar, Mehdin Pergjegjaj ‘Meda’, i ësht...
Pandemia ka sjellë futbollin në ndalesë e cila ka rezultuar ...
Dy futbollistët e Kombëtares, Keidi Bare dhe Armando Sadiku...
Kategoria Superiore do të rikthehet të luhet në 3 qeshor. FS...
Futbollisti shkodran, Armando Vajushi, ka dhënë së fundmi nj...
Ish-futbollisti zvicerian, Gelson Fernandez ka komunikuar di...
Pandemia e COVID-19 ka patur një ndikim të gjerë në jetën e ...
Sekretari i Kulturës dhe Sportit në Britani të Madhe, Oliver...
Mario Morina është rikthyer te Tirana në kohën e duhur. Sulm...
Iker Kasijas dhe Xherard Pike për vite me radhë kanë ndarë d...
Një bisedë mes spektaklit dhe humorit ka qenë ajo e Bledar D...
Gianluca Vialli është kthyer të flasë për luftën e tij kundë...
Ledio Pano ka dhënë shumë për Partizanin, tek të cilët e nis...
Në Turqi kanë zgjedhur datën 12 qershor për të rifilluar kam...
Mbledhja e FSHF-ës me “bosët” e Superligës solli një komprom...
Wanda Nara la Parisin dhe u zhvendos në Komo, aty ku ajo dhe...
Ish-drejtori i Partizanit dhe tashmë pjesë stafit të Veronës...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Morinë të Kukësit. Në v...
Moti i keq që përfshiu vendin mbrëmjen e së martës ka lënë...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...