web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Video-Braçe “zgjohet” tek tregu agro-ushqimor/ Nuk u zhgënjeva! Një pazar tërësisht grabitës 

13 Maj 2020, 09:07, Sociale CNA

Zëvendëskryeministri Erion Braçe ka denoncuar abuzimet me çmimet që bëhet nga tregu agroushqimor në Tiranë.

Braçe me një vëzhgim të bërë nga vetë ai në tregun agroushqimor, tregon se po abuzohet hapur me çmimet dhe se nuk jepet asnjë faturë apo kupon.

Braçe shkruan se dhe kur i pyet për çmimin, e caktojnë atë sipas dëshirës, duke e vendosur aty për aty pa paraqitur asnjë kupon tatimor, asnjë fature dhe duke fituar deri në 20 lekë për kilogram, më shumë se dhe vetë bujku që e prodhon dhe ua shet atyre me një çmim tepër të ulët 20-25 lekë.

“Grabitja e dyfishtë vazhdon! Prej orës 5:30 të këtij mëngjesi, isha në tregun monopol të Tiranës, tregun agroushqimor. Nuk u zhgënjeva! Një pazar tërësisht i paligjshëm, grabitës deri në fund. Në një orë rresht, në çdo cep të tij, në rrugë, kamione, furgone apo magazina, asnjë faturë! Asnjë kase! Asnjë kupon! zero zero! Asnje etikete çmimi! Çmime që vendosen aty për aty, me goje! Dëgjojini vetë. Sa është domatja? Po me 7 thotë ky! Sa është qepa? Me 400! Sa është patatja? Veri dorën dhe caktoje vetë çmimin! Dëgjoni vetë! Pazar banal ku djersa e bujkut në 6-7 muaj për atë produkt shkon dëm e grabitur! Shkova sot në pazarin monopol agroushqimor të Tiranës sepse dje në Divjakë këta u rikthyen tek frikësimi i bujkut dhe dhuna mbi të; kanë grumbulluar nëpër fusha qepën me 20-25 lekë, pataten me 30-35 lekë! Pa faturë, autofaturë siç e quajnë, thjeshtë kanë ngarkuar, paguar atë çmim qesharak e kanë ikur. Një pjesë, me kopilat ndër këta pazarxhinj, kishin prerë fatura fiktive me çmim 40 leke, një xhiro e neveritshme faturash që mbushen fiktivisht me dorë në çdo hallkë sa kohë këtu në Tiranë, pazarin qendror, nuk ka në qarkullim as faturë e as kupon në çdo shitje. Një pjese e tyre u kapën dje, u kontrolluan, u ndëshkuan, por shumica vijuan rrugën.
Sot, tek ky pazari i Tiranes çmimi i qepës ishte 30 lekë, 35 lekë, 40 lekë, 45 lekë në varësi të gojës, kurrë të faturës; jam vetë dëshmitari. pra, nëse bujku në Divjakë nuk po merr leket e tij nga qepa e prodhuar, këta pazarxhinjtë e Tiranës, thjesht nga Divjaka në ketë treg, fitojnë 5, 10, 15, 20 lekë për kilogram! Shume më tepër se bujku që në më të shumtën e herëve po fiton zero leke!
Kështu edhe për pataten, domaten, specin, karotën etj, super produkte të Divjakës, Lushnjes, Beratit, Fierit. Më shumë krahasoni këto çmime të pazarit monopol të Tiranës me çmimet e po të njëjtave produkte që blini në tregjet e hapura të lagjeve apo dyqanet po aty. Qepa është 60 leke dhe tregtari fiton nga 15 deri 25 leke për kg, patatja është 70/80 leke ne varësi të gojës dhe tregtari fiton nga 30 deri 30 leke për kg, domatja është 110-120 leke dhe tregtari fiton 40 deri 50 leke për kg! E kuptoni çfarë grabitjeje?”, shkruan Braçe./CNA.al

 

 

 

Miremengjes! Prej ores 5.30 te ketij mengjesi, isha ne tregun monopol te Tiranes, tregun agroushqimor. Nuk u zhgenjeva! Nje pazar teresisht i paligjshem, grabites deri ne fund. Ne nje ore rresht, ne cdo cep te tij, ne rruge, kamione, furgone apo magazina: ASNJE FATURE! ASNJE KASE! ASNJE KUPON! ZERO ZERO! ASNJE ETIKETE CMIMI! CMIME QE VENDOSEN ATY PER ATY, ME GOJE! Degjojini vete; Sa eshte domatja? Po me 7 thote ky! Sa eshte qepa? Me 400! Sa eshte patatja? Veri doren dhe caktoje vete cmimin! Degjoini vete! Pazar banal ku djersa e bujkut ne 6-7 muaj per ate produkt shkon dem e grabitur! Shikoni; Shkova sot ne Pazarin Monopol Agroushqimor te Tiranes sepse dje ne #Divjake keta u rikthyen tek frikesimi i bujkut dhe dhuna mbi te; Kane grumbulluar neper fusha qepen me 20-25 leke, pataten me 30-35 leke! Pa fature, autofature sic e quajne, thjesht kane ngarkuar, paguar ate cmim qesharak e kane ikur. Nje pjese, me kopilat nder keta pazarxhinj, kishin prere fatura fiktive me cmim 40 leke, nje xhiro e neveritshme faturash qe mbushen fiktivisht me dore ne cdo hallke sa kohe ketu ne Tirane, pazarin qendror, ska ne qarkullim as fature e as kupon ne cdo shitje. Nje pjese e tyre u kapen dje, u kontrolluan, u ndeshkuan, por shumica vijuan rrugen. Sot, tek ky pazari i Tiranes cmimi i qepes ishte 30 leke, 35 leke, 40 leke, 45 leke ne varesi te gojes, kurre te fatures; Jam vete deshmitari. Pra, nese bujku ne Divjake nuk po merr leket e tij nga qepa e prodhuar, keta pazarxhinjte e Tiranes, thjesht nga Divjaka ne kete treg, fitojne 5, 10, 15, 20 leke per kilogram! SHUME ME TEPER SE BUJKU QE NE ME TE SHUMTEN E HEREVE PO FITON ZERO LEKE! Keshtu edhe per pataten, domaten, specin, karroten etj, super produkte te Divjakes, Lushnjes, Beratit, Fierit. Me shume; Karahasoini keto cmime te pazarit monopol te Tiranes me cmimet e po te njejtave produkte qe blini ne tregjet e hapura te lagjeve apo dyqanet po aty. Qepa eshte 60 leke dhe tregetari fiton nga 15 deri 25 leke per kg, patatja eshte 70/80 leke ne varesi te gojes dhe tregetari fiton nga 30 deri 30 leke per kg, domatja eshte 110-120 leke dhe tregetari fiton 40 deri 50 leke per kg! E kuptoni cfare grabitjeje?

A post shared by Erion Brace (@erionbrace) on





Lajmet e fundit nga