web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Legalizimi i kanabisit/ Ahmetaj: S'ka ende draftligj, duhet treg shumë i kufizuar

13 Maj 2020, 21:24, Politikë CNA

Propozimi i kryeministrit Edi Rama për legalizimin e kanabisit ka trazuar ujërat në politikën shqiptare.

Për këtë ka folur edhe ministri i Shtetit për Rindërtimin Arben Ahmetaj, i cili tregoi se ende nuk ka një draftligj, por po bëjnë konsultime.

Ai theksoi se nëse do të legalizohet, tregu do jetë shumë i kufizuar dhe i kontrolluar.

?Italia ka hapur toka të ushtrisë, ku i ruan me ushtri parcelat, ndërsa Izraeli i ndan me tela me gjemba. Ajo që dua të ndaj me publikun është se nuk ka një draftligj, ka vetëm konsultime. Kur bëhet, sigurisht që tregun e do shumë të kufizuar. Jan konsultime teknike, thjesht për të grumbulluar informacion si e zhvillojnë vendet, si e kontrollojnë, si është tregu, për çfarë lloj sëmundjesh e përdorin?, tha ministri në “Real Story”./ CNA.al





Lajmet e fundit nga