web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

E përjashtoi nga lista/ Basha pendohet për Topallin: Jemi të hapur për çdo demokrat

13 Maj 2020, 20:01, Politikë CNA

Kryetari i opozitës Lulzim Basha duket se është penduar për demokratët që ka hequr nga lista e partisë që sot drejton.

Teksa u pyet për Jozefina Topallin, e cila nuk i ka kursyer aspak kritikat për Bashën, ky i fundit deklaroi se mirëpret në PD çdo demokrat.

“PD është e hapur dhe është shtëpia e çdo demokrati që ndan këto vlera dhe që në kohë jetike për vendin vendos interesat e përgjithshme të shqiptarëve mbi interesat dhe planet e ngushta personale, të cilat natyrisht janë legjitime. Ne nuk jemi një parti e mentalitetit doktinar, kundër ambicieve, kundër egove personale, por kjo është një kohë kur të gjithë duhet të japin kontributet e tyre personale për të vendosur interesin e shqiptarëve mbi interesat e veta personale”, tha ai në Fax News./ CNA.al





Lajmet e fundit nga