web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ibrahim Lici refuzon të justifikojë pasurinë/ Babai zyrtar i PD letër OFL-së: Nuk është subjekt i ligjit

13 Maj 2020, 19:18, Kronika CNA

Ibrahim Lici ka refuzuar të plotësojë formularin e Operacionit Forca e Ligjit për justifikimin e pasurisë.

26 vjeçari, i dyshuari kryesor për vrasjen e dy vëllezërve Bilali në Shkodër, pretendon se nuk është subjekt i anti-KÇK-së.

Babai i tij Mustafa Lici, këshilltar i PD në Bashkinë e Shkodrës, ka kthyer përgjigje në emër të të birit. Ai deklaron se Ibrahim Lici nuk është dënuar asnjëherë nga gjykata.

“Unë Mustafa Lici, ju kthej përgjigje në emër të djalit tim, Ibrahim lici. Refuzon të ju përgjigjet pasi Ibrahim Lici nuk është subjekt u këtij ligji. I pa dënuar nga asnjë Gjykatë vendase ose e huaj. Nuk ka asnjë masë sigurie nga ndonjë gjyqtar për ndonjë vepër penale, aktualisht as e huaj as vendase. Nuk është person nën hetim nga Prokuroria për asnjë vepër apo çështje penale”, deklaron Mustafa Lici./ CNA.al

Gjoba, vrasje, konflikte me bandat dhe lidhje me politikën/ Kush është Ibrahim Lici, tmerri i Shkodrës





Lajmet e fundit nga