web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Askush nuk ka guximin ta ndalojë këtë makinë”/ Ish deputeti i PD-së ngre alarmin

11 Maj 2020, 18:49, Politikë CNA

Ish deputeti i PD-së, Luçiano Boçi ka denoncuar masakrën që po i bëhet pyjeve.

Teksa ka publikuar një makinë të mbushur me lëndë drusore në aksin Librazhd-Elbasan, Boçi shkruan se askush nuk ka guxim ta ndalojë sepse grabitqarët kanë mbrojtje politike.

?Pamjet e mëposhtme vijnë sot nga aksi Librazhd-Elbasan!
Makina e mbushur me lëndë drusore është pa targa.
Askush nuk ka guximin ta ndalojë.
Sa të tilla kanë kaluar në kohën e ndalim qarkullimit?!
Megjithë demoncimet e vazhdueshme, prerja e pyjeve në këtë zonë vazhdon në mënyrë sistematike.
Sigurisht me mbrojtje e përkrahje politike.
Sot në Shqipëri arrestohesh dhe tërhiqesh zvarrë se proteston, por nëse grabit, vjedh në emër të pushtetit, je i mbrojtur dhe policia të nderon.
Sot arrestohesh dhe nëse shkel karantinën, por jo se rrafshon pyjet.
A keni dëgjuar të arrestohet dikush për një gjë të tillë?!
Nuk ndodh se prapa kësaj grabitje pa orar karantinimi, është pushteti, është partia, normal është Rama me zarët e tij!?”/CNA.al





Lajmet e fundit nga