web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Berisha tregon çfarë do bënte po të ishte në pushtet/ "Lokalet do i lejoja të punonin që nesër"

9 Maj 2020, 16:21, Politikë CNA

Ish-kryeministri Sali Berisha tregoi para pak minutash se po të ishte në pushtet lokalet do t’i lejonte që të punonin që nesër.

Në një lidhje me emisionin “Kjo Javë”, Berisha tha se lokalet me hapësirë publike do punonin vetëm me tavolinat jashtë, ndërsa të tjerëve do t’i përgjysmonte karriget e tavolinat.

“Që nesër të gjithë ata që kanë hapësira publike jashtë lokalit do i lejoja pa dyshim. Ata që s’kanë hapësirë publike do i përgjysmoja tavolinat dhe do i hapja. Se ky po i falimenton, nuk po i jep asgjë. Bizneset po ikin si pulat nga kolera”, deklaroi ish-lideri i demokratëve./ CNA.al





Lajmet e fundit nga