web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ish zyrtari i Koresë së Veriut: Kim Jong Un ka ndërruar jetë, konfirmimi zyrtar në fundjavë

1 Maj 2020, 15:50, Kosova & Bota CNA

Një ish zyrtar i Koresë së Veriut është shprehur për mediat se është ? 99 % i sigurt? se Kim Jong Un ka ndërruar jetë.

Ji Seong-ho thotë se Pyongyang mund ta japë lajmin e ndarjes së liderit nga jeta këtë fundjavë.

Seong-ho u shpreh për agjencinë koreano-jugore të lajmeve Yonhap, se e kanë informuar që Kim ka vdekur fundjavën e shkuar pas një operacioni kardiovaskular.
Ai thotë gjithashtu se motra e diktatorit, Kim Yo-jong është në radhë për të marrë postin e të vëllait, por shtoi se shteti në fjalë po përballet me një çështje të nderlikuar për momentin.

Kim nuk është parë në publik që nga 11 prilli dhe mungesa e tij është bërë shkak për një numër të madh spekullimesh rreth shëndetit të tij. Gjithsesi, Seouli and Uashingtoni i kanë hedhur poshtë pretendimet se diktatori mund të jetë i sëmurë rëndë apo edhe i vdekur./CNA.al





Lajmet e fundit nga