web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Deklarata e pedagogut shqiptar/ “Lajmet e rreme ndaj NATO-s, BE-së dhe Perëndimit vijnë nga Rusia”

30 Prill 2020, 12:32, Kosova & Bota CNA

Pedagogu i gazetarisë dhe gazetari shqiptar në Malin e Zi, Ismet Kallaba, ka folur rreth luftës kibernetike ndaj ?fake neës? gjatë kohës së pandemisë COVID-19 në Malin e Zi.

Në një lidhje me ?Euronews Albania?, Kallaba, duke iu referuar të dhënave nga raportet e BE-së dhe përfaqësive të tjera diplomatike, tha se shumica e lajmeve të rreme e kanë prejardhjen nga Rusia, pasi Moska po bën përpjeke për ndryshime gjeostrategjike në rajon.

“Lajmet e rreme janë shtuar gjatë periudhës së Coronavirusit. Kemi një përpjekje të shtuar për përhapjen e lajmeve të rreme në Mal të Zi. Po i referohem më tepër disa të dhënave që vijnë nga Bashkimi Europian dhe disa shqetësimeve që vijnë prej aty, por edhe nga përfaqësi të ndryshme diplomatike, sidomos nga ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilët kanë vërejtur jo vetëm në këtë periudhë, por edhe më përpara një prani të shtuar të lajmeve të rreme. Këto informacione të rreme përgjithësisht kanë për burim  Rusinë, e cila po bën një përpjekje për ndikime gjeo-strategjike”, tha Kallaba.

Më tej ai shtoi se në këtë periudhë të vërshimit të informacioneve në hapësirën kibernetike është e vështirë lufta ndaj lajmeve të rreme.

“Mali i Zi është një shtet i vogël dhe sigurisht bën përpjekje për këtë luftë kibernetike që po zhvillohet. Edhe Mali i Zi nuk është imun në këtë luftë ashtu si dhe shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Unë mendoj që është pak e vështirë për të luftuar, megjithatë autoritetet zyrtare në Mal të Zi po mundohen të luftojnë kundër lajmeve të rreme, por në këtë kohë, të infoobezitetit, sfida bëhet më e madhe”, u shpreh Kallaba.





Lajmet e fundit nga