Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Kjo do të ishte ulërima më normale e ditës dhe më kuptimplota për të bërë dallimin esencial midis qytetarit që do demokracinë dhe shushunjave që flasin në emrin e tij. Por në përgjithësi njerëzit e kanë të vështirë t’i bien kokës njëshit dhe merren me bishtat apo me argatët, me shërbyesit që nuk e kanë problem të lyhen kokë e këmbë me mut. Kështu po ndodh edhe tani, të gjithë sot i janë vërsulur ish ministrit Beqja si gjoja ideatori i uljes së pensioneve dhe pagave në administratë, por nuk është ai. Akoma nuk e kuptoni se si funksionon në sojin e hienave në politikë, në sojin e dështakëve të një ekonomie komplet informale. I madhi fare merr në telefon dhe i thotë vemjeve të përdorura dil diku dhe thuaj që do ulim pensionet, kaq se të tjerat i rregullon shefi. Se këta për kësi punësh paguhen madje bëhen pronarë të mëdhenj ose oligarkë siç kemi filluar t’i quajmë. Nuk e kanë për gjë të vënë në shërbim gjithë familjen, ekrane, gazetarë siç edhe ka plasur sot me ca vipa province që nga një anë mbrojnë idetë e Edi Ramës dhe nga ana tjetër marrin shuma të majme në borderotë e Erionit. Eshtë thjesht një tatim i pulsit social për t’i rritur vlerat Ramës, i cili jo rastësisht doli mbrëmë dhe tha që nuk ulen pensionet, pra ideatori mori një tjetër plus karshi popullit. Megjithatë është e dhimbshme ta mendosh se në një vend ku shesin pordhë të gjithë se i duan prindërit, si ”heronj” që ua bëjnë deri më një, e çon nëpër mend uljen e pensionit si një strategji në ndihmë të ekonomisë. Eshtë absurde pasi konvertuar me vitet e punës dhe në raport me vendet perëndimore, etërit tanë apo nënat tona janë shtresa më e diskriminuar. Por Edi e ka çuar nëpër mend pasi beson në strategji të tilla si ”çfarë thotë partia e bën populli”. Nga ana tjetër përse e çon do thoni ju? Ai e di shumë mirë që pjesa dërrmuese e të moshuarve nuk jetojnë me vlerën monetare që marrin nga sigurimet shoqërore, ata kanë hisen e tyre nga fëmijët emigrantë. Ndryshe nga brezat e tyre në botë ku duhet thënë se pensioni kudo është i pa mjaftueshëm, por jo diskriminues, shoqëritë perëndimore jo pa qëllim aplikojnë pensionimet private si shtesë, politika shëndetësore efikase, por edhe tregun e lirë për krahun e punës i cili kush ka nevojë dhe do akoma të punojë. Në Shqipëri një mundësi e tillë është thuajse zero, bilës quhet i mbaruar një burrë 50 vjeçar, jo më ai tek të 70-tat, prandaj pensionistët janë sot një kontigjent dominosh, kafenesh dhe mbledhjesh partish ku edhe nuk luajnë nga istikami me një fanatizëm gati të pabesueshëm.
Pensioni nuk vlen të mbylli ciklin mujor të nevojave jetike si drita, uji, medikamente për sëmundjet tashmë imunitare të tyre si diabeti, tensioni etj.,asesi. Ata që i përmbushin janë fëmijët jashtë, ose pagat e pa meritura në bordero si rasti i këtyre dy bibave që dominojnë studiot deri në një ditëlindje banale a një ndarje nga jeta të ndonjë familjari të tyre. Rama dhe surragot e tij nuk e kanë problem të thonë mes tyre për pensionistët, e mo t’i mbajnë fëmijët. Për më tepër mund të kenë kaluar në shoshë edhe vlerat monetare të shumë prindërve emigrantë, por në pension, që kanë marrë rrugën dhe ndihmojnë fëmijët e tyre ku janë. Para pak muajsh një nënë vlonjate u bë mish për top pse tha që jetonte me ujë me sheqer, pra ka kohë që përbuzja ka nisur. Dhe kjo ndodh për të përmbushur rrogat extra për bibat e studiove, jo për të rritur pensionet. Megjithatë ka edhe një domethënie të frikshme si shpjegim, rënien fundore të ekonomisë shqiptare e cila po të ketë gojë do i hajë të gjalla këto shushunja të 30 viteve ekonomi e tregut. Kini parasysh që sipas FMN-ës muajt e ardhshëm borxhi publik i Shqipërisë do kapi shifrat 91% të prodhimit vendas dhe kjo ka emrin falimentim. Prandaj mos i sillni Beqajt por Ramiut…, ideatorit. Në një vend perëndimor një si Beqja nuk do riciklohesh kurrë në politikë nëse do shkarkohej nga Gjykata Kushtetuese siç ndodhi me ‘të në 2015. Por Edi Rama e ricikloi, i dha mandat të ri, madje e përdor si ideator të planeve të tia dhe ne si shoqëri e toleruam, këtë dhe shumë të tjerë si ky.
Nga Aleksandër MeksiNdihmat…. ashtu dhe mbështetja ekonomike...
Pasditen e 25 prillit të vitit 1990, në Zyrat e Policisë Pop...
Thonë që injoranca s’ka kufij, por në Shqipëri në këto ditë ...
Nga Rigels Seliman*Pandemia e koronavirusit duket se ka lënë...
Nga Pëllumb KullaNesër televizioni i vendit tonë mbush gjash...
Ka ngjallur hutim të madh rishpikja e rradhës e fabulës së v...
Ka qenë dikur një kancelar në Fakultetin e Mjekësisë (sot Un...
Lajmi më i rëndësishëm i këtyre kohëve me koronavirus ka qen...
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi thotë se koronavirusi ësht...
Nga Taulant DedjaU bënë muaj e javë që po jetojmë një kohë t...
Nga Rigels SelimanPresidenti Ilir Meta dhe kryetari i Partis...
Nga Lutfi DervishiËshtë një maksimë që duket se nuk vlen për...
Me njoftimet e para për pandeminë dhe rastet e coronavirusit...
Qeveria ka hyre tashme zyrtarisht ne biznesin e shperndarjes...
U desh të na vinte coronavirusi që të kuptohet, ndonëse jo a...
Nga Lutfi DervishiNjë ditë para ardhjes së Vitit të Ri, një ...
Një shënim shkollorAthua se duke përfituar nga situata himno...
Në “marrëveshje” me virusin, gra e fëmijë sot dolën nga izol...
NGA AGRON GJEKMARKAJ* Në çoroditjen e përgjithshme që ka shk...
Nga Kreshnik Spahiu * Dje ishte hera e parë në jetën time pa...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...