Protestuesit para selive/ Balla: Kush qëndron pas tyre e ka gabim, mund të çojnë në vëlla-përplasje
Kreu i grupit të Partisë Socialiste Taulant Balla ka kriti...
Kreu i grupit të Partisë Socialiste Taulant Balla ka kriti...
Nga Rigels Seliman
Presidenti Ilir Meta dhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha do të mbahen mend si dy politikanë që shkatërruan opozitarizmin në Shqipëri. I pari ka plot 3 dekada që penetron në politikë, duke marrë çdo ofiq shtetëror, pasi gjithmonë ka qenë “King Maker” apo ai që ka pasur në dorë fatet e një qeverie. Ndërsa i dyti ka plot 7 vite që ka marrë drejtimin e opozitës, ndërkohë që në të gjitha zgjedhjet jo vetëm që nuk ka arritur të kthehet shumicë, por e ka çuar drejt greminës PD-në. Megjithatë, këto rreshta nuk po i shkruaj për të bërë jetëshkrimin politik të Ilirit dhe Lulëzimit, por përmes këtyre thërrime mendimesh, dua të zbuloj për publikun e gjerë rrugëtimin politik të dy liderëve, i cili për kryedemokratin Basha ka rezultuar “dështim”, ndërsa për presidentin Meta ka rezultuar “turpërim”.
Kështu që, pa humbur kohë po hyj në temë. Lulzim Basha mori timonin e SHQUP në vitin e largët 2013, duke premtuar se shumë shpejt Partia Demokratike do të ishte forcë qeverisëse. Mirëpo, edhe sot e kësaj dite, PD është në kohët më të vështira, qysh prej lindjes së saj në vitet ’90. Partia e demokratëve ka 7 vite që rënkon në opozitë, ku nga zgjedhjet në zgjedhje thyen rekordin si partia më pak e votuar nga qytetarët. Dhe a e dini kush është fajtor për këtë gjendje mjerane në të cilën ndodhet Partia Demokratike?!
Padyshim që Lulzim Basha. Ky i fundit në vitin 2017 një ditë para se të dorëzonte listat në KQZ sa i takon zgjedhjeve parlamentare, “lajthiti”, teksa me një të rënë të lapsit përjashtoi njerëzit që kishin kontribut të vyer në PD si Majlinda Bregu, Jozefina Topalli apo Astrit Patozi dhe futi në lista individë pa kurrë fare kontribut, madje analfabetë funksionalë. Por ky nuk ishte e vetmja “lajthitje” e Bashës, pasi jo më larg se një vit më parë dogji mandatet e deputetëve, duke dalë nga Parlamenti dhe lënë vendin pa opozitë. Kjo edhe për faktin se ai bojkotoi edhe zgjedhjet vendore të 30 qershorit, vendime këto që meritojnë të hyjnë në librin e rekordeve Guinness. Dhe më e bukura ishte se lideri demokrat, kur mori këto vendime të pa dëgjuara dhe të pa hasura ndonjëherë, premtoi se po e bën në shenjë hakmarrje ndaj politikave të ndjekura nga qeveria “Rama” dhe me bindje se shumë shpejt do të sillte opozitën në pushtet.
Por asnjë nga këto premtime nuk u mbajtën kurrë nga Basha, ndërsa në këto momente që po flasim Partia Demokratike është në “vdekje klinike”, sepse nuk ka akses në asnjë lloj pushteti. Pra, të gjitha këto tregojnë se kryedemokrati Basha është shëmbëlltyra hipokrite që si hipokritë që është, pasi luan me dy standarte vrau kauzën opozitare. Nga ana tjetër, fajtor për faktin se vendi ndodhet sot pa opozitë është edhe presidenti Ilir Meta, dikur ish-kreu i LSI, edhe kjo një parti që sot është në opozitë, por që në vetvete është një subjekt politik pa elektorat dhe që për t’u forcuar e jetuar ka përdoru si strategji thithjen e militantë, duke i joshur e punësuar.
Mirëpo, deri këtu nuk ka ndonjë gjë të keqe, pasi referuar Makiavleit, kushdo bën gjithçka në politikë për të mbijetuar si në rastin e ish-partisë së Metës, nën drejtimin e së cilës tashmë është bashkëshortja e Presidentit të Republikës, Monika Kryemadhi. Por ajo që duket absurde në këtë fabul dhe rrugëtimin politik të Ilir Metës është fakti se ky politikan ka bërë gjithçka për të mbajtur me gajret veten e tij dhe elektoratin e LSI dhe se në asnjë moment nuk ka menduar për qytetarët shqiptar. Si në 2008 kur sulmoi Kuvendin me vazo lulesh, si në 21 janar të vitit 2011 kur u provokua një protestë popullore për shkak se ai doli në një video duke bërë pazare korruptive, apo edhe aktualisht kur deri para një muaji i kishte shpallur luftë mazhorancës socialiste qeverisës, Meta në asnjë rrethanë nuk ka primare qytetarët. Dhe a e dini pse? Sepse ai po bënë politikë dhe opozitë, ndonëse si president nuk i lejohet, ndërsa gjithashtu herë pas here duket sikur është lider i opozitës. Mirëpo, Meta jovetëm që nuk e rrëzoi qeverinë dhe hyrë në Parlament, sikundër premtoi para qytetarëve gjatë tubimit të organizuar në 2 mars, por në një farë mënyre me sjelljet dhe qasjen e tij ka vrarë atë pak opozitë që kishte Shqipëria. Thënë ndryshe apo troç, presidenti Ilir Meta dhe kryedemokrati Lulzim Basha, janë shëmbëlltyra hipokrite që kanë vrarë kauzën opozitare në Shqipëri.
Nga Lutfi DervishiËshtë një maksimë që duket se nuk vlen për...
Me njoftimet e para për pandeminë dhe rastet e coronavirusit...
Qeveria ka hyre tashme zyrtarisht ne biznesin e shperndarjes...
U desh të na vinte coronavirusi që të kuptohet, ndonëse jo a...
Nga Lutfi DervishiNjë ditë para ardhjes së Vitit të Ri, një ...
Një shënim shkollorAthua se duke përfituar nga situata himno...
Në “marrëveshje” me virusin, gra e fëmijë sot dolën nga izol...
NGA AGRON GJEKMARKAJ* Në çoroditjen e përgjithshme që ka shk...
Nga Kreshnik Spahiu * Dje ishte hera e parë në jetën time pa...
Nga Lutfi Dervishi Duket si pyetje të marrësh, sepse përgjig...
Nga Ekrem SpahiuQeveria, nëpërmjet aktit-normativ Nr.7, datë...
“Sikur ti kishim si mjekët dhe politikanët” ! Ky është “krah...
Çështja e epidemisë aktuale është një aspekt i papritur për ...
Dy fatkeqësi të mëdha natyrore, njëra e përsëritur nga shtat...
Qeveria lajmëroi sot planin për riatdhesimin e shqiptarëve t...
Nga Ylli DylgjeriDeri më tash kam ndjekur me vëmëndje Paketë...
Me prezantimin e paketes se dyte te masave ekonomike per pan...
Dridhej e spërdridhej të linte përshtypjen se ishte i shkoll...
Nga Elona CaslliElvis Naçi, kam guxuar të shprehem kundër ju...
Nga Rigels SelimanPrej një muaji Shqipëria është në shtetrre...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të Euros me Lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...