web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Njëri prej vëllezërve i dëbuar nga Franca"/ Gazetari për vrasjen në Durrës: Autorët folën me viktimat

28 Prill 2020, 15:09, Kronika CNA

Gazetari Trashgim Sokolaj ka zbuluar detaje të forta nga vrasja e dy vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia në Durrës.

Sokolaj tha se autorët i kanë ndjekur vëllezërit për rreth 40 minuta. Ai zbuloi se njëri prej viktimave ishte person i njohur për policinë, pasi sipas tij ishte me precedentë penalë në tre shtete dhe ishte depërtuar nga Franca.

“Ngjarja e Durrësit është tipike mafioze ka elementë të ndërthurur të krimit të organizuar. Vëllai i madh që rezulton dhe bashkëpronar në aktivitetin e shitblerjes së automjeteve, dhe këmbimi valutor, dhënia me qira e automjeteve dhe karrotreci. Ai është person me precedentë penalë dhe i skeduar në të paktën tre shtete, Greqi, Francë dhe Holandë. Është i depërtuar nga Franca dy vite më parë pasi kishte përfunduar proceset ligjore lidhur me aktivitetet atje dhe policia dyshon se aktivitetin kriminal e ka vazhduar edhe në Durrës gjatë viteve të fundit”, u shpreh ai në Rtv Ora.

Gazetari pretendon se në një moment dy viktimat kanë pasur komunikim me atentatorët.

“Për rreth 40 minuta dy vëllezër janë ndjekur nga makina e personave i ka goditur dhe nga pamjet e kamerave të sigurisë rezulton se automjeti në momentet finale, pak çaste para se të kishim të shtënat me armë. Ka ndaluar automjetin dhe ka pasur komunikim me njërin nga autorët. Pasi nga vendi i ngjarjes dëshmitë janë se janë 3 persona: Drejtuesi i automjetit që ka qenë Toyota pa targa me ngjyrë gri dhe dy personat që kanë qëlluar. Njëri prej tyre ka zbritur nga Toyota dhe vëllezërit meqë e kanë ndaluar makinën para të shtënave mendohet se ka pasur komunikim. Kjo në bazë të deklarimeve që kanë dhënë 4 nga kolegët e viktimave, pronarë makinash që shesin aty dhe pamjet filmike të marra nga 10 kamerat”, nënvizoi Sokolaj./ CNA.al





Lajmet e fundit nga