web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Një javë në Sanatorium, pasi fitoi betejën me Covid/ Deputeti Alimadhi drejt shërimit

27 Prill 2020, 15:02, Aktualitet CNA

Deputeti Adriatik Alimadhi është drejt përmirësimit dhe duket së shumë shpejt do të lë spitalin.

Pasi fitoi betejën me Covid-19, ai la spitalin Infektiv për tu transferuar në Sanatorium tek ?Shefqet Ndroqi?, pas gjendjes së rënduar në mushkëri.

Lajmin për daljen nga reanimacioni në këtë spital e ka dhënë vetë Alimadhi, me anë të një statusi në rrjetet sociale ku ndër të tjera ai falënderon stafin mjekësor për ndihmën, dhe punën e përkushtuar ndaj tij dhe pacientëve të tjerë.

?Te dashur miq, Sot dola nga reanimacioni dhe kam kaluar ne pavion ne nje gjendje shendetesore me te mire. Kjo sipas keshillave te mjekeve.

Nje falenderim dhe mirenjohje per shefen e reanimacionit te sanatoriumit ‘Shefqet Ndroqi’ Dr. Alma Cani. Dr. Alma me perkushtim dhe profesionalizem i sherbente te gjithe pacienteve ne reanimacion, por mbi te gjitha shume njerezore, e cila mbante kontakte me vajzat e mija dhe familjen time duke i sqaruar per gjendjen time shendetesore. Mirenjohje pafund Alma.

Respekt te veçante per çdo infermier, sanitar te reanimacionit, te cilat kishin fituar kulturen e punes ne kete profesion shume te veshtire. Ishin ato qe na sherbenin, pastronin per te gjitha sherbimet personale tonat te domosdoshme pa asnje fare ndrojtjeje. Vleresimet e mija te sinqerta per keto zonja, nena dhe motrat tona.

Aktualisht jam vendosur ne pavion ne nje gjendje me te mire shendetesore, sipas keshilles se mjekeve.

Ju pershendes te gjitheve nga zemra adriatik alimadhi?/CNA.al





Lajmet e fundit nga