web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shkon në 21 numri i viktimave nga koronavirusi në Kosovë

26 Prill 2020, 11:46, Kosova & Bota CNA

Regjistrohet viktima e 21-të nga koronavirusi në Kosovë.

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka bërë të ditur pak më parë se ka humbur jetën në Klinikën Infektive një 44-vjeçar me inicialet, M.I.

Mësohet se 44-vjeçari nga Gjilani kishte shkuar në spital në datën 17 prill në gjendje shumë të rëndë dhe pas testimit kishte rezultuar si i infektuar.

Ministria raporton se viktima vuante prej vitesh vuante edhe nga sëmundje të tjera, gjë që e ka komplikuar edhe më tepër gjendjen e tij shëndetësore.

Kujtojmë se aktualisht Kosova ka konfirmuar 731 raste me koronavirus, nga të cilët 165 janë shëruar./ CNA.al





Lajmet e fundit nga