web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Po shihja fundin, mendova se nuk do të zgjohesha kurrë”/ Flet mjeku pasi i mbijetoi COVID-19

19 Prill 2020, 13:52, Lifestyle CNA

Një mjek belg ka treguar përvojën e tij pasi i mbijetoi koronavirusit dhe doli nga kujdesi intensiv pas tre javësh në gjendje kome.

?Po shihja fundin tim, mendova se do të vdisja dhe nuk do të zgjohesha kurrë?, tha Antoine Sassine nga dhoma e tij në spitalin Delta Chirec të Brukselit, ku ai punonte.
58-vjeçari dhe ekipi i tij u diagnostikuan me koronavirus ndërsa ai u fut në njësinë e kujdesit intensiv pasi simptomat e tij u përkeqësuan.

Duke përshkruar përvojën si ?të jashtëzakonshme?, Sassine, i cili u nxorr nga kujdesi intensiv të martën, tha: ?Pashë babanë tim, i cili vdiq katër vjet më parë. Fola me të. ?
?Gëzimi im më i madh ishte kur u zgjova dhe pashë fytyrat e miqve të mi, ishte e papërshkrueshme.?, përfundon ai./CNA.al





Lajmet e fundit nga