web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kthim pas në kohë/ Kur Edi Rama iu bënte thirrje qytetarëve: Mos paguani gjobat

17 Prill 2020, 07:16, Politikë CNA

Ndërsa kryeministri Edi Rama ka ashpërsuar masat kundër përhapjes së koronavirusit, duke ndëshkuar me gjoba dhe burgim qytetarët që shkellin rregullat, gazetari Armir Shkurti i kujton një deklaratë të bërë nga vetë ai shtatë vite më parë.

Në një postim në rrjetet sociale, Armir Shkurti rikthen në vëmendje, sesi në 15 maj të vitit 2013, gjatë fushatës zgjedhore, Edi Rama iu bënte thirrje qytetarëve të mos paguajnë asnjë gjobë.

?Ashtu sikundër po shtohen presionet ndaj administratës, ashtu po shtohet edhe vala e gjobave ndaj njerëzve të këtij vendi, që në 23 qershor do të shkojnë në votime. Gjoba për fshatarët që jetojnë me drutë e pyllit deri tek gjobat për biznesmenët e vegjël dhe për sipërmarrësit e mëdhenj. Ne zotohemi se nuk do të njohim asnjë gjobë që është vendosur në 4 muajt e fundit përpara 23 qershorit. Madje, çdo njëri që ka marrë një gjobë që nga fillimi i muajit mars duhet ta mbajë atë me krenari si një certifikatë në betejën me këtë regjim të korruptuar, që qëndron lidhur pas pushtetit dhe në mënyrën më të pashpresë mundohet të kapet pas këtyre formave si i mbyturi pas fijes së barit. Historia e kësaj keqqeverisjeje po mbaron. Një histori e re po fillon. Një histori e re që këtu në Elbasan do të fillojë me këtë skuadër përfaqësuesish të denjë të Partisë Socialiste në qarkun e Elbasanit,?-shprehej në atë kohë kreu i PS-së, Edi Rama./ CNA.al





Lajmet e fundit nga