web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Video/ Johnson shfaqet për herë të parë pas daljes nga spitali, falenderon mjekët që i shpëtuan jetën

12 Prill 2020, 15:47, Kosova & Bota CNA

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, është shfaqur për herë të parë pas daljes nga spitali i Shën Thomasit në Londrën Qendrore, ku qëndroi për disa ditë pasi shfaqi komplikacione nga Covid-19.

Në një videomesazh nga shtëpia, Johnson falenderon mjekët për shpëtimin e jetës së tij, si dhe britanikët për disiplinën e tyre të vazhdueshme në praktikimin e distancës sociale.

?Është e vështirë të gjesh fjalët për të shprehur borxhin tim ndaj mjekëve, që më shpëtuan jetën. Dua të falënderoj të gjithë në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar për sakrificën që keni bërë dhe po bëni. Mund ta imagjinojë se sa e vështirë është të ndiqni rregullat e distancës sociale.

Së bashku do ta kapërcejmë këtë sfidë, pasi kemi kapërcyer aq shumë sfida në të kaluarën?, thekson Johnson më tej./CNA.al

It is hard to find the words to express my debt to the NHS for saving my life.

The efforts of millions of people across this country to stay home are worth it. Together we will overcome this challenge, as we have overcome so many challenges in the past. #StayHomeSaveLives pic.twitter.com/HK7Ch8BMB5

— Boris Johnson #StayHomeSaveLives (@BorisJohnson) April 12, 2020





Lajmet e fundit nga