web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Infermierët e Infektivit japin mesazhin inkurajues/ Manastirliu i publikon foton

11 Prill 2020, 14:52, Aktualitet CNA

?Zonja Ministre, një përshëndetje të përzemërt nga infermierët e Shërbimit Infektiv në QSUT. Faleminderit që na mbështesni në këto ditë të vështira?.

Ky është mesazhi i dhënë ditën e sotme nga infermierët e Shërbimit Infektiv në QSUT, të cilët shprehin mirënjohjen për çdo koleg në këtë betejë.

Për këtë mesazh ka ardhur edhe reagimi i ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e cila ka publikuar një foto të infermierëve që përballen çdo ditë me armikun e padukshëm.

“Më gëzoi pa masë kjo ky mesazh inkurajues dhe kjo foto që më erdhi sot nga ekipi i jashtëzakonshëm i infermierëve të spitalit infektiv, që meritojnë respekt të thellë për mënyrën se si po përballen me armikun e padukshëm Covid-19 në shërbim të pacientëve”, shkruan Manastirliu në rrjetet sociale./ CNA.al





Lajmet e fundit nga