web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Financohen nga një person shumë i famshëm”/ Artan Hoxha ngre dyshimet e forta pas arrestimit të Bilbilit

10 Prill 2020, 12:31, Kronika CNA

Gazetari investigativ, Artan Hoxha  ka folur lidhur me plagosjen e të shumëkërkuarit, Orges Bilbili. Në fjalën e tij, në një lidhje telefonikë për AbcNews, Hoxha tha se i bënte shumë përshtypje fakti që Bilbilin dhe bashkëpunëtorin e tij, Laert Hoxha, nuk i kanë kapur dot as forcat RENEA.

Gjithashtu Hoxha ka përmendur edhe njëherë se një person shumë i famshëm i botës së krimit i financon dy të rinjtë, por nuk e ka bërë të ditur identitetin e tij.

?Prej tyre janë larguar mbi 30 familje që t?i shpëtonin kërcënimeve të tyre. Duket e çuditshme që Orget Bilblilin ta kapë një polic i vetëm. Në të gjitha rastet RENEA nuk e kanë arrestuar dot as atë, as Laert Haxhian.

Dyshohet se kanë pasur informatorë brenda Policisë. Bie në sy që një personazh kaq i njohur u kap nga një polic. Kam informacionet e mia, kam mësuar që këta dy persona nuk janë larguar kurrë nga qyteti.

Kanë pasur mbështetje të madhe, mjete lëvizëse dhe baza për t?u strehuar. Një personazh tjetër shumë i famshëm i botës së krimit në zonën e Myzeqesë, ka financuar edhe dy personat.

Është e çuditshme që Ogersi ka dalë edhe pse ka pasur prezencë të shtuar të Policisë. Ai ka mund të jetë edhe ?çelësi? për të gjetur edhe Laert Haxhiun,?-tha Hoxha.





Lajmet e fundit nga