web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Skandali-Si u përlanë brenda dy javësh 14 milion euro/ A do të nisë hetimet SPAK?  

9 Prill 2020, 12:58, Politikë CNA

Drejtuesi i Departamentit për Mjedisin në Partinë Demokratike, Jamarbër Malltezi ka denoncuar koncesionin e qeverisë për inceneratorin e Fierit.

Në një postim në rrjetet sociale, Malltezi denoncon sesi për vetë dy javë janë përlarë rreth 14 milion euro, nga taksat e shqiptarëve.

Firma koncesionare ka nënshkruar me shtetin shqiptarë një kontratë 28 milion euro për të ndërtuar me celësa në dorë një incinerator dhe vetëm disa ditë më vonë po e njëjta firmë nënshkruan një kontratë me një firmë Italiane, për ta ndërtuar me celësa në dorë për vetëm 15 milion euro. Pra, sipas Malltezit, për vetëm dy javë janë zhvatur nga taksat e shqiptarëve 14 milion euro. Po ashtu Malltezi ngre edhe një pikëpyetje në lidhje me SPAK, nëse ky i fundit do të nisë hetimet.

?Duhen Sakrifica, Ppor ja edhe saktifica RAMA-ZOTO (koka, ahmetaj, etj.) qe vjedhin gati 14 Milione euro per 14 dite! Kjo foto tregon (1) kontraten qe ka marre 28.5 milione euro nga shteti per ta ndertu me celesa ne dore dhe (2) nje rrjesht me poshte kontraten qe po i japin italianit 15 milione qe tua ndertoje me celesa ne dore. (14 milione euro perlahen brenda 2 javesh nga Rama-Zoto me duart ne xhepa – 24.10.2016 firme me shtetin per 28.5 milione euro, 10.11.2016 firmos me italianin qe tua ndertoje per 15 milione dhe sekserlleku 13.5 milione euro ne xhepat e Rama-Zotos. (A)SPAK??-shkruan Malltezi në postimin e tij.

Më tej ai e quan çmenduri koncesionin në fjalë, ndërsa thekson se nuk ka ?Asnje fjale se cfare teknologjie, as karakteristika, as niveli i gazrave ne atmosfere, as sasia dhe cilesia e hirit, as nese do jete i ri apo i vjeter dhe te jete vete si skorje. Kush e di nese italiani nga ana tjeter nuk ka gjet ndonje kinez qe t’a ndertojne me celesa ne dore per vec 3 milione euro se nuk ka asnje kusht, asnje garanci, asnje karakteristike shtrenguese.? / CNA.al





Lajmet e fundit nga