web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Me përpjekje të përbashkëta do ta kapërcejmë"/ Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë mesazh për koronavirusin

6 Prill 2020, 15:52, Sociale CNA

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë ka dhënë një mesazh për qytetarët dhe kolegët e trupit diplomatik lidhur me situatën e krijuar nga pandemia në vendin tonë.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë përmend faktin që COVID-19 ka prekur vendin tonë, pikërisht kur ne po bënim përpjekje për të rimarrë veten nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019.

Ambasadorët shpehin me bindje se të gjithë bashkë do ta kalojmë këtë situatë të vështirë.

“Pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, duke qenë thellësisht të shqetësuar me atë çka po ndodh në vendet fqinje dhe më të goditura, disa ditë më parë, 30 mjekë dhe infermierë shqiptarë shkuan dhe po punojnë përkrah kolegëve të tyre Italianë në rajonin më të prekur të Lombardisë.
Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë është i bindur se me përpjekje të përbashkëta, së shpejti do ta kapërcejmë këtë pandemi dhe do të rikthehemi në jetën tonë të përditshme. Duke shprenhur ndjenjat e solidaritetit dhe bashkëpunimit me të gjithë ju që banoni në vendin tonë të bukur mik, ju urojmë, të nderuar miq, juve, familjeve dhe të afërmve tuaj kurajo, të jeni mirë, dhe me shëndet te plotë!”, thuhet në mesazhin e tyre./ CNA.al





Lajmet e fundit nga