web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Më shumë kohë për të bërë pazar”/ Rama njofton masat e reja

6 Prill 2020, 12:09, Sociale CNA

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar masat e reja lehtësuese që do të marrë në ditët në vijim, në një kohë kur vendi po përballet me koronavirusin.

Përvec lehtësimit të masave, Rama ka informuar edhe mbi ndëshkimet që do të parashikohen në rast thyerje të këtyre rregullave.

” Do hapin orarin e lëvizjes për të bërë pazar, do ë bëjmë 90 minuta dhe kryerja me automjet e privatit e pararit do të jetë e mundur, por me ndëshkime të mëdha. Hapja e aktivitetit të ndaluar do dënohet me burg, heqje patente, sekuestrim të makinës dhe sekuestrimin e gjithçkaje që ka aty brenda. Nuk ka rrugë tjetër, masat duhen lehtësuar pak nga pak për 99.9% të njerëzve që respektojnë rregullat që sakrifikojnë, që mbajnë fëmijët brenda, që përkujdesen për të moshuarit, që orën e lejuar e përdorin edhe për prindërit t’i çojnë ushqime, për të shkuar e kthyer nga puna. Nuk bëhen për këta që hapin lokalet, dhe këta nuk duhet të marrin mesazhin e gabuar që u hap loja. Duam të lehtësojmë më tutje aktivitetet në njësi individuale në dyqane njësi shërbime, jo lokale, palestra, që nuk janë njësi tregtare brenda qendrave të mëdha tregtare që do të vazhdojnë të jenë mbyllur. Kush ka njësi të tilla të përgatiten të pajisin me maska, doreza me dizinfektantë për klientët, njësitë e tyre. mosrespektimi i këtyre masave do të dënohet me konfiskim të gjithçkaje ka brenda, me mbyllje për një farë kohe, dhe heqje lirie, nuk kemi rrugë tjetër”, tha Rama./CNA.al





Lajmet e fundit nga