web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Deri kur, o Zot, që je i shenjtë dhe i vërtetë, nuk gjykon dhe merr hak për gjakun tonë nga ata që banojnë mbi dhe!”

2 Prill 2020, 17:04, Aktualitet CNA

Nga Miron Çako

Sipas statistikes të postuar në www.WORLDOMETERS.INFO nga muaji janar deri më 25 mars tani në botë kanë ndodhur ky bilanc vdekjesh nga llojet të ndryshme sëmundjesh dhe mënyrash.

21.297 ? Vdekje nga Koronavirusi

113,034 Vdekje nga Gripi Sesonal

228,095- Vdekje nga Malaria

294,904 ? Vdekje nga Vetvrasjet

313,903 Vdekje nga Aksidente Rrugore

390,908 Vdekje nag HIV/SIDA

581,599 Vdekje nga Alkooli

1,162,481 Vdekje nga Cigarja

1,909,804 Vdekje nga kanceri

2,382,324 Vdekje nga Uria

9,913,702 Vdekje nga Aborti

Pavarësisht se sot njerëzimi dhe gjithë mjekësia po mban gjithë vëmendjen tek koronavirusi SARS-COVID-19 si një pandemi tinzare edhe vdekjeprurëse, shikojmë çuditërisht se në renditjen e vdekshmërisë në botë vdekjen nga COVD-19 janë më pak se të tjera lloje vdekjesh, por ajo që të çudit edhe të trishton është se numri më i madh i vdekjeve të regjistruara në klinikat shteterore dhe private janë vdekjet nga aborti.

Askush nuk flet as nuk shqetësohet për këto shifra vdekjeje që nuk vijnë nga faktorë të jashtëm, as nga ky corona virus, por nga vetë dora e njeriut dhe e mjekut me dëshirën e prindërve të këtyre fëmijëve të padëshiruar që edhe pse klithin kur theren, ose helmohen, klithma e tyre nuk dëgjohet. Jo vetëm nuk dëgjohet nga shumica, por injorohet madje është e mbrojtur me ligj nga shumë vende të civilizuara të botës që mburren se respektojnë te drejtat e njeriut, dmth të drejtat e të rriturve që kur në epshin e tyre ju krijohet një njeri, ata mund edhe ta vrasin, pa pyetur se ai embrion pavarësisht përmasave është njësoj njeri si ata, me të njëjta liri dhe drejta:?Se jeta është e shenjtë dhe askush nuk mund t?ja marrë tjetrit?

Shtetet, shkenctarët sot po përpiqen të gjejnë shkakun e këtij virusi vdekjeprurës.

Pak e kuptojnë se shkaku i këtij virusi nuk është thjesht fizik, një mutacion nga lakuriqi tek njeriu, ose i krijuar në laborator si armë bilogjike, por shkaku i kësaj pandemie që po përhapet nëpër botë është moral. Njerëzimi po vuan sot pasojat e mëkatit, nga kjo energji negative e akumuluar prej vitesh që ka larguar prej nesh providencën e Perëndisë dhe i ka lënë dorë të lirë të keqes të na sulmojë frikshëm nëpërmjet elementeve të natyrës.

Një nga mëkatet që e largon providencën Hyjnorë dhe i jep liri të keqes të veproj frikshëm është aborti, ose vrasja e fëmijve embrional të cilët ne njerëzit modern i vrasim me metoda shkencore në klinika dhe spitale që i ndërtuam për të shpëtuar jetë dhe jo të vrasim.

Aborti është një paradoks tragjik, por ja që njerëzit e këtij brezi nuk duam ta mendojmë dhe nuk na shqetëson. Pavarësisht se njerëzit që jetuan në shekuj para nesh edhe pse kishin dije më pak se ne, se si ngjizet fëmija dhe si zhvillohet brenda plaçentës të gruas, ishin kundra edhe ndalonin me ligje të ashpra këtë lloj vrasje të ulët.

Persët dhe romakët e dënonin abortin si vrasja, madje më shumë se vrasja. Krishterimi që përhap nga lindja në perëndim ndaloi kategorikisht abortin, kanone kishtare e trajtojnë abortin jo vetëm si vrasjen e një njeriu që ka të drejtën të jetojë si të tjerët, por aborti është një krim kundër vetë Zotit, sepse çdo njeri është i krijuar si ikona e Perëndisë (Zanafilla 1-26) dhe Zoti Krishi tha; ?çfarë ja keni bërë këtyre më të vegjëlve ma keni bërë mua?(Mateu 25:40)

Shën Vasili i Kapadoqisë një kanonist i madh i Kishës Apostolike, thotë: ?Gruas që aborton me dashjen e saj duhet t?i ndalohet e drejta e çdo misteri për gjithë jetën, por për shkak të ekonomisë të paktën për 10 vjet??.

Pavarësisht se ky kanon është më i butë sot, përsëri aborti në Kishën Orthodhokse është kategorikisht i ndaluar, vetëm me përjashtim kur rrezikohet jeta e nënës dhe kjo me dëshirën e saj, pasi ajo të jetë e penduar për atë që po bënë para Zotit. Përsëri edhe në këto raste Kisha nxit se më e pëlqyer tek Zoti është dashuria flijuese, sepse : ?nuk ka dashuri më të madhe se të japësh jetën për tjetrin.?(Joani 15:13)

Nëna që jep jetën që të jetoi fëmija e saj, nderohet si një shenjtore në Kishën Orthodhokse .

Nga ndikimi i krishterimit deri në shekullin e XX aborti ka qënë i ndaluar në botë, por në fillimet e këtij shekulli i nxitur nga lëvizjet feministe aborti u tolerua dhe u bë i ligjshëm në fillim në Bashkimin Sovjetik, shteti i parë ateist-komunist në vitin 1920 dhe më pas është pranuar dhe mbrojtur me ligj pothuajse në gjitha vendet edhe me traditë të krishterë si ato të Bashkimit Europian. Edhe shteti demokratik Shqiptar që dëshiron të hyjë në Bashkimin Europian edhe pse me një popullsi të vogël e lejoj abortin vitin 1995.

Shumë njerëz mendojnë se aborti është thjesht heqja e një mase mishi amorfe edhe e pa jetë nga trupi i gruas ashtu si veprohet me një tumor, ose nishan, por sipas ekzaminimve shkencore dhe të konceptit mjekësor abort do të thotë: ?Ndërprerje artificiale e lindjes?, dmth ndërpreja me mjete të dhunshme e një jete që pret të lind. Kur flasim për jetë do të thotë jetë njerëzore që nis që në ngjizje dhe zhvillohet , ashtu si jeta e të gjithë neve që lindëm edhe jetojmë në tokë.

Njerëzit e sotëm mendojnë se aborti së bashku me kontaraceptivët është një zgjidhje për planikimin familjar dhe një mbrojtje për jetën tonë që mund të na prishet nga shtatzania e pa dëshiruar. Prandaj edhe njerëzve duke menduar me egoizëm për abortin si zgjidhje nuk intereson të mendojnë realisht se çfarë është në të vërtetë aborti, po ashtu edhe për numrin e milonave aborteve.

Por aborti edhe pse për momentin duke një zgjidhje e shpejtë është një e keqe e madhe për vetë prindërit ,familjet shoqërinë ,njerëzimin.

Shumë, vajza, gra që kanë bërë abort kanë kaluar një traumë psikologjike edhe nje vrasje ndërgjegje që nuk i lë të qeta për shumë kohë edhe për gjithë jetën, po ashtu shumë femra kanë humbur përgjithmonë aftësitë riprodhuese. Kjo ndikon në ecurin e familjes, në pasjen e të tjerëve fëmijë kur do të duan prindërit, ose kur i humbin me vdekje fëmijët që kanë.

Por mbi të gjitha këto familje që e ndërtojnë ekzistencën e tyre mbi gjakun e fëmijve të vrarë me abort i mësojnë fëmijët e mbetur gjallë, se mirëqënia e tyre varet nga vrasja e vëllait dhe motrave të tyre.

Kështu kemi rritur një brez fëmijësh pa dashuri edhe brenda familjes, mes fëmijëve dhe prindëve të cilët shpesh ndihen të fyer edhe të braktisur nga fëmijët e tyre që i përzgjodhën me planifikin familjar.

Aborti është një problem i madh shoqëror, sepse shoqëria vret dhe hedh në koshin e plehrave fëmijë që nesër ata do të ishin një kontribut intelektual, shoqëror për zgjedhjen e shumë sfidave të jetës. Gjithashtu aborti është edhe një problem demografik, sepse ndikon në uljen dhe plakjen e popullatës duke u bërë të paaftë për të prodhuar të mira materiale duke vështirësuar së tepërmi ekonominë e vendit .

Mbi të gjitha aborti është shkaku i fatkeqësive në familje edhe i vendit. Shpirtrat e tyre fëmijëve që abortohen fluturojnë drejt duarve të Zotit edhe kërkojnë hakmarrje, për prindërit, mjekët , ligjdhënësit, shoqërinë që i vranë dhe nuk u dhanë mundësinë ta jetonin jetën në tokë. Pak njerëz e kuptojnë se kjo fatkeqësi që po kalon njerëzimi është pasojë e mëkateve dhe të abortit që largojnë bekimin e Zotit dhe na mundon mallkimi.

Shën Pais Agjoritin e pyeti dikush: ?Jerond, një zonjë 40 vjeçe, që ka tre fëmijë të rritur, është tre muajshe shtazënë. Burri i saj e kërcënon,që nëse nuk e aborton fëmijën, do e lërë. -Nëse ajo bën abort, do e paguajnë fëmijët e tjerë me sëmundje dhe aksidente. Sot prindërit vrasin fëmijët me aborte dhe nuk kanë bekime nga Perëndia. Më përpara, nëse një fëmijë lindte i sëmurë, e pagëzonin dhe vdiste si engjëll dhe ishte më i sigurt. Dhe prindrit kishin edhe fëmijë të tjerë të shëndetshëm, kishin edhe bekimin e Perëndisë. Tani nuk bekon më Perëndia.?

Historia na ka treguar bindshëm se shtete, qytetërime që u forcuan dhe u pasuruan duke derdhur gjakun e popujve të tjerë, nuk mbetën pa u ndëshkuar, sepse s?mund të ndërtoj mbi gjakun e të tjerëve, aq më tepër si mundet mos të tronditet edhe vuajë sot ai vend dhe ajo shoqëri që vret përditë fëmijë të pafajshëm duke skuqur tokën me gjakun e tyre, që kërkon hakmarrje si gjaku i Abelit, i pari që u vra në këtë tokë nga ligësia njerëzore .(Zanafilla: 4 10)

Nënë Tereza në një takim më presidentin Ronald Reagan, i cili në kohën e presidencës së tij kishte lejuar abordin në SHBA, i thanë në sy: ?Ç?lloj njerëzimi jemi ne? Ç?lloj shoqërie kemi ne kur nënat dhe baballarët dhe spitalet dhe doktorët vrasin vazhdimisht fëmijë në barkun e tyre?? ?Mos i vrisni fëmijët mi jepni mua?

Dhe vërtetë çfarë shoqërie jemi bërë ne sot , një shoqëri e egër, egoiste, pa dashuri edhe për fëmijët, pastaj themi: ?Pse Zot na braktise në këtë të keqe?.

E përsëris e keqja nuk na erdhi nga Zoti i Gjithmëshirshëm, por nga mëkatet tona të liga që kemi bërë me tepri, të padëgjuara për brezat e tjera përpara nesh, një ndër këto edhe më i frikshmi është aborti i ligjëruar.

Prandaj o njerëz mos të shqetësohemi vetëm për shifrat e vdekjes nga corona-virusi që janë disa mijëra, por të shqetësohemi për milionat e të vdekurve nga aborti me dëshirën tonë egoiste.

Prandaj si shtetar, ligjëvënës,mjek ,shkencëtar,individ, prind, popull dhe çdo kush që në këtë kohë të vështirë i ngrenë duart me thirrjet drejt Zotit, ?O Zot na ndihmo?, duhet të kuptojnë se Zoti nuk i dëgjon lutjet e tyre, sepse i kanë duart me gjakun e kërtyre fëmijëve të pafajshëm, kush me veprim, kush me indiferencë, sepse gjëja: që ?Zoti urren më shumë janë duart që derdhin gjak të pafajshëm?.(Fjalët e Urta 6:16-17)

Duhet një reflektim nga të gjithë fajtorët, ti thonë një më falë Zotit për këtë krim, por po ashtu edhe fëmijëve që i martirizuan me abortin. Të pendohen si indivit edhe shoqëri dhe ta shfuqizojnë ligjin vrastar për abortin, atëhere Zoti do t?i falë, po ashtu femijët që i abortuan do t?i falin dhe ata vetë do i luten Zotit: ? Fali prindërit tanë Zot i mëshirshëm?.

Ndryshe nqse nuk do pendohen me të vërtetë dhe do ta vazhdojmë ta kryejnë dhe ta mbrojnë abortin me ligje, me siguri një e keqe më e madhe do të vijë këtij brezi të pabesë dhe imoral, sepse fëmijët bashkë me martirët që u vranë për Zotin përgjatë shekujve nga padrejtësia dhe ligësia e njerëzve të pabesë, i thërrasin Perëndisë :?Deri kur, o Zot, që je i Shenjtë dhe i Vërtetë, nuk gjykon dhe nuk merr hak për gjakun tonë nga ata që banojnë mbi dhe?“.(Zbulesa 6:10)





Lajmet e fundit nga