web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rama reagon pas Ambasadës greke/ "Shqiptarët nuk do penalizohen për shkeljen e afatit, qëndroni atje"

31 Mars 2020, 17:11, Sociale CNA

Pas Ambasadës greke edhe kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me akuzat se shqiptarët janë gjobitur nga dogana greke për shkak se koronavirusi i ka bllokuar në shtetin fqinj dhe i ka kaluar afati i qëndrimit.

Kreu i qeverisë bën me dije se të gjithë ata që kanë leje qëndrimi 90 ditore nuk do të penalizohen për shkelje të afatit, ndaj i kërkon shqiptarëve të qëndrojnë atje deri në përfundimin e situatës.

“Miq që jeni në Greqi me leje 90 ditore! Qeveria greke nuk do t’ju penalizojë për shkelje të pavullnetshme të afatit si pasojë e mbylljes së kufirit! Kufiri është i mbyllur prandaj qëndroni pa lëvizur, mbroni veten dhe familjet tuaja”, nënvizon Rama./ CNA.al

Doganat gjobisin shqiptarët që i ka kaluar afati i leje-qëndrimit/ Ambasada greke mohon akuzat





Lajmet e fundit nga