web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Flamujt në gjysmështizë/ Italia nderon viktimat, ndalon gjithçka në mesditë

31 Mars 2020, 12:04, Kosova & Bota CNA

Mesditën e sotme Itali ka ulur flamujt në gjysmë shtizë në nder të viktimave që humbën jetën si pasojë e koronavirusit.

Gjithashtu mesditën e kësaj të marte cdo aktivitet ka ndaluar për të shprehur nder dhe respect ndaj atyre që nuk mundën t?i mbijetonin koronavirusit.
Flamuri italian në gjysmështizë është shfaqur në të gjitha ndërtesat publike.

Presidenca ishte një nga institucionet e para që iu bashkua zisë dke ulur në gjysmë shtizë flamujt. Ambasadat italiane jashtë vendit iu bashkuan gjithashtu iniciativës.

Deri tani, Italia shënon 11 591 të vdekur, 101739 persona të prekur me koronavirus, ndërkohë që shifrat përditësohen në orët e pasdites./CNA.al





Lajmet e fundit nga