web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ish-ministri i Shëndetësisë jep dy lajmet e mira/ Si mund ta mundë Shqipëria koronavirusin

29 Mars 2020, 17:20, Lifestyle CNA

Ish-ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili ka dhënë dy lajme të mira pasditen e sotme lidhur me pandeminë e koronavirusit.

Vasili tha se kontrolli i pandemisë në Gjermani tregon një reduktim të humbjes së jetëve dhe në Itali ulje të rasteve të konfirmuara dhe viktimave.

?Dua të ndaj me ju dy lajme të mira. Në Gjermani kontrolli i pandemisë dhe lajmet që vijnë prej andej janë të gjitha lajme inkurajuese dhe tregojnë qartë një kontroll efektiv të pandemisë dhe një reduktim minimal të humbjes së jetëve të njerëzve. Një lajm i dytë që vjen nga zona më emblematike dhe që është Italia, është që ulja e rasteve të reja vazhdon të jetë e qëndrueshme dhe në rënie të vazhdueshme. Këto dy lajme të rëndësishme unë desha t?i ndaj me ju, pasi janë dy realitete shumë milionëshe që i takojnë një popullsie prej 140 milionë dhe që japin indikacione për ecurinë e epidemisë sigurisht në një drejtim që shpresojmë dhe objektivisht do të jetë positive?, deklaroi ai.

Nënkryetari i LSI-së kërkon që Shqipëria të ndjekë shembullin e Gjermanisë, duke testuar sa më shumë persona, aktivizuar mjekët e familjes dhe reduktuar grumbullimet masive të qytetarëve për shkak të orarit të kufizuar të supermarketeve e farmacive. Sipas tij, modeli gjerman mund ta shpëtojë Shqipërinë nga një skenar i frikshëm./ CNA.al





Lajmet e fundit nga