web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Meta mesazh politikanëve të Kosovës/ Nuk jam aspak i kënaqur me zhvillimet e fundit

26 Mars 2020, 17:18, Politikë CNA

Presidenti Ilir Meta në një intervistë për ?Nova Media?, ka komentuar dhe zhvillimet e fundit politike në Kosovë, ku një ditë më parë u shkarkua kryeministri Albin Kurti, pas mocionit të Isa Mustafës.

Meta u shpreh se nuk është aspak i lumtur me situatën, pasi në këto kohë e gjithë vëmendja duhet të përqëndrohet në luftën kundër Covid-19.

?Nuk jam i lumtur për zhvillimet e fundit në Kosovë, ndërkohë që kemi qenë shumë të lumtur për zgjedhjet e fundit në Kosovë. Sidoqoftë kjo situatë dhe përgjegjësia për të gjetur një zgjidhje i takon udhëheqësve të Kosovës.

Është me rëndësi të mos humbet asnjë minutë në luftën kundër COVID 19 dhe të gjithë të përqëndrohen në këtë drejtim.

Kosova përveç përballimit të pandemisë ka dhe disa sfida tepër të mëdha që imponojnë një unitet si asnjëherë më parë. Përballimi i situatës së krijuar nga pandemia COVID19 duhet të jetë prioriteti numër një për të gjithë udhëheqësit e Kosovës, të cilët duhet të mendojnë se si do të japin një zgjidhje ?Pro Kosovë? dhe jo ?anti-Kurti?, tha Meta.

 





Lajmet e fundit nga