web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Infermierja e infektuar në Lezhë qëndroi disa ditë në spital/ Vetëkarantinohet stafi mjekësor

25 Mars 2020, 10:44, Aktualitet CNA

Dje në Lezhë u regjistrua rasti i parë me koronavirus.
Bëhet fjalë për një infermiere nga fshati Kallmet, e cila ndodhet në terapi intensive në spitalin Infektiv në Tiranë.

Familjarët e infermieres j sapo kanë marrë vesh se një i afërm i tyre ka rezultuar pozitiv janë vetëkarantinuar në shtëpinë e tyre.
Pas konfirmimit të infermieres me covid-19, poliklinika e Lezhës, është dezinfektuar dhe janë të mbyllura për publikun. Ndërkohë stafit mjekësor që ka patur më tepër kontakt me infermieren, i është kërkuar të vetëkarantinohen.

Edhe në spitalin e Lezhës ku infermierja ka qenë e shtruar, mjekët dhe infermierët që i kanë shërbyer gjatë kohës së qëndrimit të saj në spital, janë vetëkarantinuar./CNA.al





Lajmet e fundit nga