EKSKLUZIVE/ Ja kandidatët për postin e nëndrejtorit në Policinë e Shtetit
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...
Atletët e mbarë botës i janë gëzuar këtij viti – vitit të Lojërave Olimpike, që është ngjarja më e rëndësishme e një sportisti. Këtij viti i janë gëzuar edhe njerëzit në Japoni. E tani erdhi Corona!
Stacioni hekurudhor në prefekturën japoneze Miyagi: Më shumë se 50.000 njerëz mblidhen në një vend, shumë prej tyre me maska mbi gojë. Jo, këtu nuk jepet vaksinë kundër Coronës, apo ndonjë ilaç tjetër. Këtu parakalon flaka olimpike. Mediat njoftojnë se këtu është krijuar një kolonë e gjatë 500 metra.
Të enjten e kaluar është nisur flaka olimpike në Japoni, në rrugëtimin e saj, pas ardhjes nga Greqia. Kjo flakë do të rrugëtojë deri në fillimin e Lojërave Olimpike nëpër të gjitha prefekturat e Japonisë. Pikënisja: Fukushima. Por Corona ka ndryshuar shumë ceremoni.
Komiteti Olimpik dhe OBSH
Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (KON) ka vendosur që Lojërat Olimpike të zhvillohen në Tokio prej 24 korrik deri me 9 gusht. Por pandemia e virusit Corona mund t’i ndryshojë të gjitha. Komiteti do të vendosë tani varësisht nga sugjerimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), nëse Lojërat Olimpike do të zhvillohen në kohën e parashikuar, deklaroi kryetari i KON, Thomas Bach.
Qeveria në Japoni pohon se ata po vazhdojnë përgatitjet për mbajtjen e Lojërave Olimpike në kohën e parashikuar. Por shumëkush mendon se këto plane nuk janë reale, për shkak të gjendjes në shumë vende të botës. Rrugët e Berlinit, Nju Jorkut, Londrës apo Parisit janë sot të zbrazëta. Manifestimet e mëdha sportive janë për momentin të paparamendueshme. “Jemi duke bërë planet alternative – planet B, C, D – me orare të ndryshme”, thuhet në komitetin organizativ.
Dëshpërimi
Organizatorët duhet të konsultohen me sportistët. Një nga kritikët nga Gjermania është edhe aktivisti dhe sportisti Max Hartung, drejtor i shoqatës së atletëve në Gjermani. Ai kërkon që kjo lojë të përfundohet dhe të merret një vendim përfundimtar për fatin e këtyre lojërave. Ai thotë se për vete ka vendosur: Në këto Lojëra Olimpike në Tokio, në kohën e parashikuar, nuk do të marr pjesë. Ai edhe vet është në karantinë vullnetare për momentin. “Kjo ma thyen zemrën, më vjen të qaj”, thotë ai.
Hartung mendon se në marrjen e vendimit duhet të përfshihen edhe sportistët, të konsultohen, sepse Gjermania do të paraqitet në Tokio me 200 sportistë. Shumica prej tyre mendojnë se këto lojëra duhet të shtyhen.
Ngjashëm si Hartung mendojnë edhe sportistët Maximilian Schachmann, Nadine Apetz etjerë. Presidenti i atletëve Jürgen Kessing është i bindur se Lojërat në Tokio do të shtyhen.
Gati askush nuk stërvitet
Në kohën kur sportistët duhet të stërviteshin më së shumti për Lojërat Olimpike, ata janë të mbyllur nëpër shtëpi, për shkak të virusit Corona. Ka shumë prej tyre që janë madje edhe në karantinë, ndër ta edhe shumë hendbollistë gjermanë, sportistët në SHBA, Itali, Francë dhe shumë vende të tjera. Ata nuk kanë kushte normale për stërvitje, sepse shumë qendra sportive dhe pishina janë mbyllur. Edhe sportistët duhet të futen në karantinë kur shkojnë nga një vend në tjetrin.
Kampionati Evropian në futboll është shtyrë për vitin e ardhshëm. Ndërkohë që tani pritet të shtyhen edhe Lojërat Olimpike në Tokio, ku pritet të marrin pjesë mbi 11.000 sportistë nga mbarë bota, por edhe qindra mijëra shikues, gazetarë dhe të tjerë. Mundësia e infektimit në fshatin olimpik është tepër e lartë, rreziku tepër i madh. Ndaj ekspertët sugjerojnë shtyrjen e këtyre Lojërave Olimpike./ DW
Italia është vend i cili tashmë po vuan më shumë pasojat e k...
Mijëra maska fytyre të dërguara nga Kina për spitalet e ngar...
Rritja e numrit të viktimave nga pandemia Corona në Evropë ë...
Një gjest solidariteti vjen nga Franca teksa kulla Eiffel mb...
Sipas të dhënave zyrtare nga universitetit mjekësor John Hok...
Sipas të dhënave zyrtare nga Universitetit Mjekësor John Hok...
Presidenti francez Emmanuel Macron kërcënon të mbyllë kufiri...
Senatori amerikan Rand Paul ka rezultuar pozitiv me koronavi...
Ka shkuar në 33 numri i të prekurve nga koronavirusi në Koso...
Kancelarja gjermane Angela Merkel është vetëizoluar pasi ka ...
Ka shkuar në 281 numri i viktimave në Britani sipasojë e pan...
Gjermania e ka kuptuar shumë seriozisht luftën kundër virusi...
Italia vijon të regjistrojë shifra në rritje të numrit të pr...
Koronavirusi i ka marrë jetën një mjeku në Francë.Lajmin e k...
Mediat greke bëjnë të ditur se numri i personave që kanë hum...
Numri i viktimave në Spanjë vijon të rritet. 394 persona kan...
Shënohet vikima e parë nga koronavirusi në Maqedoninë e Veri...
Edhe Gjermania është një nga shtet që po përballet me luftën...
Administrata amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) ka aprov...
Mëngjesin e ditës së sotme është regjistruar viktima e parë ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...