web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kanosi me thikë mjeken/ Arrestohet 47 vjeçari

20 Mars 2020, 15:51, Kronika CNA

Policia e Lushjes ka arestuar një person pasi kanosi me mjet prerës mjeken e qëndrës shëndetësore në fshatin Ngurrëz e Madhe.

Specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje, arrestuan në flagrancë shtetasin: G. K., 47 vjeç, banues në Ngurrëz e Vogël.
A

rrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ka kanosur për shkak të detyrës me mjet prerës (thikë) shtetasen A. V., me detyrë mjeke pranë qëndrës shëndetësore në fshatin Ngurrëz e Madhe.
Shtetasi G. K., ka shkuar në zyrën e mjekes dhe ka kërkuar nga mjekja rimbursim për disa ilaçe që nuk janë për sëmundjen që ky shtetas është diagnostikuar dhe gjatë debatit e ka kanosur atë me thikë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Kanosje për shkak të detyrës”./CNA.al





Lajmet e fundit nga