Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Republika Federale e Gjermanisë është një demokraci solide. Por në rast emergjence rrezikohet të ndërhyhet me kufizime tek shumë të drejta themelore. Legjislacioni gjerman në këtë drejtim ka disa nivele. Një vështrim.
Landi i Bavarisë ndërkohë e ka shpallur gjendjen e katastrofës dhe kësisoj ka ecur shumë përpara në Gjermani në luftën kundër virusit Corona. “Gjithçka duhet të shkojë në një drejtim në një formë të koordinuar bashkarisht”, tha kryeministri bavarez, Markus Söder gjatë një konference shtypi të hënën (16.03) në Mynih. Ekipet e ndihmës, zjarrëfikësit dhe shërbimi i emergjencës mund të vihen tani nën një komandë. Normalisht drejtimi i tyre është kompetencë e komunave ose e qarqeve në lande dhe qytete. Tani mund të qeverisë Ministria e Brendëshme e landit.
Gjithashtu në Bavari tani të gjitha spitalet janë nën mbikqyrjen e shtetit: Ato duhet të përqëndrohen në luftën kundër Corona-s. Në situatën e katastrofës, jo vetëm në Bavari, mund të përpilohen listat e mjekëve në pension ose mjekëve të shtëpisë, të cilët mund të angazhohen në rast emergjence.
Në rast nevoje ata duhet të paraqiten në spitale. Por në detaje nuk ka dallime, sepse secili land i federatës ka një ligj të vetin për mbrojtjen nga katastrofat.
Në rast serioz janë të mundura ndërhyrjet e shtetit
Në mbarë federatën ndërkohë po veprohet mbi bazën e ligjit të vitit 2001 për mbrojtjen nga infeksionet. Në të parashikohen në rast nevoje edhe kufuzime të forta të të drejtave të qytetarit. Sipas nenit 17 është fjala për lirinë e qytetarit, lëvizjen e lirë, lirinë për t’u grumbulluar dhe pacënueshmërinë e banesës.
Një ndalim për grumbullimet në grupe të mëdha është ndërkohë në mbarë federatën në fuqi. Edhe karantina për rastet e dyshuara organizohet sipas ligjit të mbrojtjes nga infeksionet. Ndalimi në përgjithësi i qarkullimit ende nuk është shqiptuar në Gjermani, por është i mundshëm.
Merkel: Kufizimet “të pashmangshme, për të shpëtuar jetë”
Kancelarja Angela Merkel iu lut popullsisë për mirëkuptim për masat e kufizimet që janë vendosur. E di sa e prekin këto mbyllje jetën tonë dhe imazhin tonë për demokracinë, për të cilat kanë rënë dakord Qeveria Federale dhe qeveritë e landeve. Janë kufizime që nuk kanë ekzistuar kurrë më parë në Republikën Federale.” Më lejoni t’ju siguroj: “për dikë si unë, për të cilin liria e lëvizjes dhe e udhëtimit ishte një e drejtë e fituar me luftë të mundimshme, kufizime të tilla mund të justifikohen vetëm me domosdoshmërinë absolute. Ato nuk duhet të merren kurrë me lehtësi dhe në një demokraci duhet të jenë vetëm të përkohshme ? por në këtë moment ato janë të domosdoshme për të shpëtuar jetë”, tha kancelarja.

Në rast katastrofe, për secilin land në bazë të ligjit të vet landit, janë të mundshme kufizimet e mëtejshme. Shembulli i Tyringjisë tregon, se deri ku mund të arrijnë këto masa: Në rast se një zonë preket fort prej virusit Corona ajo mund të izolohet e tëra. Rrugët për atje mund të kontrollohen, në mënyrë që askush të mos hyjë e të dalë që andej. I ashtuquajturi sekreti i komunikimit në distancë mund të shfuqizohet, telefonatat mund të përgjohen. Edhe e drejta ndaj pronës – shtëpia apo trualli – mund të kufizohen. Eshtë e mundur që atje të strehohen të tjerë.
Edhe qytete të veçanta mund të shpallin emergjencën e katastrofës. Në sfondin e krizës Corona qyteti Halle i ka ndërmarrë këto masa. Kufizimet përkatëse bazohen në ligjin e mbrojtjes nga katastrofat të landit të Saksoni-Anhaltit.
Qeveria federale mund të shpallë “gjendjen e mergjencës”
Një ligj federal të mbrojtjes nga katastrofat nuk ka, por janë të ashtuquajturat ligje të gjendjes së emergjencës. Në to bëhet dallimi mes skenarëve të ndryshëm si për raste kërcënimi nga jashtë apo nga brenda vendit, pra si p.sh. për epidemi apo sulm ushtarak.
Kjo paketë ligjore si plotësim i ligjit themeltar është vendosur më 1968 – pas diskutimeve shumë të ashpra. Shqetësimi për një shtet të ri autoritar asokohe ishte mjaft i madh. Diktaturën nacionalsocialiste, ngjitja në pushtet e së cilës u lehtësua në fund prej një dekreti emergjence të lëshuar nga Republika e Vajmarit, u kishte hyrë asokohe të tërëve deri në palcë. Shteti, argumentonin atëherë kritikët e ligjeve të emergjencës, kurrë më nuk duhet të mund t’i shfuqizojë kaq “lehtë” të drejtat e qytetarëve.
Ligjet e emergjencës synojnë në radhë të parë që të centralizojnë reagimin e shtetit ndaj një situate emergjence. Në një shtet federal si Republika federale e Gjermanisë është e përcaktuar qartë, se çfarë lejohen dhe çfarë nuk lejohen të bëjnë landet dhe federata. Nëse e gjithë Gjermania rrezikohet, kompetencat ripërcaktohen. Federata mund të marrë misionin e kontrollit mbi policët e landeve ose të mobilizojë ushtrinë brenda vendit. Në një rast të tillë landet do të marrin udhëzimet qendrore nga Berlini, gjë që duhet ta zbatojnë.
Edhe në “gjendje emergjence” janë të kushtëzuara kufizime të ndjeshme të të drejtave themelore. Sekreti i dërgesave postare mund të shfuqizohet. Qytetarëve mund t’u hiqet përkohësisht e drejta e lëvizjes së lirë, sepse duhet të shpallet gjendja e emergjencës. Deri më sot asnjëherë në historinë e Republikës Federale nuk ka ndodhur kjo. Ndaj ende nuk ka asnjë përvojë me zbatimin në praktikë të këtyre ligjeve./DW
Vijon të rritet bilanci i viktimave dhe i të prekurve me kor...
Eksperti i qeverisë amerikane për sëmundjet, Anthony Fauci t...
Kryeministri britanik Boris Johnson ka folur idhur me masat ...
Guvernatori i Kalifornisë Gavin Newsom ka urdhëruar 40 milio...
Bota në gjendje të jashtëzakonshme për shkak të Coronës. Nje...
Koronavirusi ka shënuar viktimën e tetë në Greqi, ndërsa 464...
Lideri i Lidhjes Demokrate, Isa Mustafa, ka publikuar letrën...
Në një kohë që shumë vende të botës po përballen me Covid-19...
Presidenti i SHBA Donald Trump njoftoi se Administrata e Ush...
Themeluesi i “Microsoft”-it Bill Gates ka bërë një thirrje p...
Presidenti amerikan, Donald Trump po aktivizon Ligjin për Pr...
Kryeministri i Britanisë Boris Johnson gjatë një konferencë ...
Ministri i Shëndetësisë në Holandë, Bruno Bruins ka dhënë do...
Vijon të rritet nënëyrë të frikshme bilanci i viktimave në I...
Drejtori i Përgjithshëm i OBSh-së, Tedros Adhanom Ghebreyesu...
Sipas të dhënave zyrtare nga Universitetit Mjekësor John Hok...
Sipas të dhënave zyrtare nga universitetit mjekësor John Hok...
Kryetari i Bashkisë së Barit në Itali Antonio Decaro, i lodh...
Nga Ivan Krastev“Sa kohë të çuditshme po jetojmë”, më shkrua...
Numri i të infektuarve nga koronavirusi në Maqedoninë e Veri...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...