Keni tejkaluar afatin e vizës?/ MEPJ, njoftim për qytetarët shqiptarë që ndodhen në Danimarkë dhe në Belgjikë
Ministria e Jashtme bën të ditur se Shërbimi Danez i Emigrac...
Kryetarja në detyrë e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, thotë se janë 6 mijë familje në nevojë të cilave u duhet dhënë mbështetje sociale, veçanërisht me ushqim, në këto ditë të vështira që po kalon Shqipëria me situatën e krijuar nga COVID-19.
Në një intervistë për Report Tv, Ademi tha se e quan një lajm të mirë faktin që qytetarët duhet të qëndrojnë në shtëpi, si një masë kjo nga më kryesoret për të frenuar përhapjen e koronavirusit. Por sipas saj, qeveria duhet të pranojë deh të flasë qartë dhe hapur me qytetarët, që Shqipëria nuk i ka kapacitetet për përballimin e këtij infeksioni nga sistemi shëndetësor. “Njerëzit e marrin me të lehtë sepse nuk e kanë informacionin”, tha Voltana Ademit, duke iu përgjigjur faktit që shkodranët nuk i respektuan masat kufizuese duke dalë në rrugë në grumbuj njerëzish pa respektuar rregullat për t’u mbrojtur nga infektimi.
Ne kemi menduar t’i marrim masat më parë. Kemi vijuar që nga data 9 mars, duke dezinfektuar ambientet që janë mbyllur, që kur të kthehet jeta normale institucionet të jenë të pastra. Por dezinfektojmë përditë strukturat në gatishmëri, ambientet publike, për aq pak sa frekuentohen tashmë, ku është një lajm i mirë për qytetin tonë. Ka 3 ditë që po punojmë me grupet më në nevojë me strukturat e shërbimit social, për të ndihmuar komunitetet më vunerabël, jetimët, edhe me ndihma për familjet që kemi pasur sinjalizim që kanë nevojë, njerëz në pension, të vetmuar. Shkodra ka nevojë për ndihmë ushqimore dhe ne kemi pasur rezervë se menaxhojmë vit pas viti emergjencat civile, por kjo nuk është e mjaftueshme dhe kemi vijuar identifikimin për lista të plota të të gjitha familjeve ekstremalisht në nevojë.
Shkon rreth 6 mijë familje në total, njerëz me ndihmë ekonomike, apo të tjerë që nuk e marrin për shkak të sistemit të famshëm që nuk është funksional, të papunësuar, apo të tjerë që kanë ndaluar punën, punë ditore që bëjnë, dhe nuk kanë më mundësi të tjera. Jemi në kushtet e një emergjence civile, sepse komuniteti nuk po funksionon normalisht. Unë mendoj se një gjë e rëndësishme u mungon qytetarëve, informacioni. Të flasim pastër në kuptimin e kapaciteteve që ne kemi. Shqipëria nuk ka kapacitete për të përballuar një situatë të një emergjence shëndetësore, dhe duhet ta themi, nuk është rasti për t’u fshehur. E vetmja që mund të bëjmë, të detyrueshme, është pezullimi i cdo lloj dalje në një ambient publik apo të shoqëruar. Duke ia thënë këtë qytetetarëve, pranojmë që kaq është kapaciteti jonë. Kjo duhet thënë qartë. Do duhet ta bëjmë të gjithë bashkë luftën ndaj kësaj emergjence shëndetësore. Flitet për raste të infektuara, por nuk flitet për raste të testuara. Ne duhet të reduktojmë edhe më shumë se të gjitha vendet e tjera lëvizjet, se nuk kemi mundësi për t’u testuar”, tha Ademi, duke theksuar edhe një herë se qytetarëve u duhej thënë qartë që duhet të qëndrojnë në shtëpi pasi nuk ka asnjë mundësi që agravimi i situatës të përballohet na strukturat spitalore.
Sipas Ademit, qeveria duhej të kishte shpallur gjendjen e emergjencës për të alokuar fondet për përballimin e situatës. “Qeveria duhet të ishte mbledhur për ndryshimin e buxhetit, për përballimin e situatës me ushqime, me strukturat në vijë të parë, dhe me ata që kanë më shumë nevojë, se po fillojmë ta ndjejmë krizën. Nuk mund t’i lihet kjo bashkive, vetëm”, tha Ademi, teksa shtoi se do t’i paraqesë qeverisë sa duhet të jetë fatura financiare që duhet të parashikohet për Shkodrën, për biznesin dhe për ndihmë të familjeve në nevojë, “pa marrë parasysh pjesën shëndetësore që duhej të ishte menduar më parë”.
Ministria e Jashtme bën të ditur se Shërbimi Danez i Emigrac...
Ish deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj, ka akuzuar kryemini...
Monika Kryemadhi në një dalje televizive dy net më parë në “...
“Lufta virtuale” mes kryetarit të opozitës Lulzim Basha dhe ...
Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka shpërndarë në profi...
Dje në mbrëmje në emisionin e Eni Vasilit, pati me dhjetëra ...
Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka sulmuar sërish kremin...
Vetëm pak minuta më parë kryetari i opozitës Lulzim Basha pa...
Kreu i PD, Lulzim Basha ka paralajmeruar se pas pak do të sj...
Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri ka ...
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka dhënë sot një n...
Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Open”, ku i ftuar në një li...
Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani...
Kryeministri Edi Rama duket se ka një marrëdhënie “armiqësor...
Kryeministri Edi Rama, ishte mbrëmjen e sotme në një lidhje ...
Kryeministri Edi Rama nuk e ka lënë menjëanë as sonte arroga...
Politikanët tanë i përkasin asaj rrace që flet kur duhet të ...
Kryeministrti Edi Rama i ka konsideruar propozimet e PD-së, ...
Arben Ahmetajt i është besuar një tjetër post i rëndësishëm ...
Kryeministri Edi Rama në një lidhje me emisionin “Open”, e k...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...