web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Tërmeti dhe virusi godasin rëndë ekonominë shqiptare/ Ish-ministri mesazh Ramës: Kjo është kriminale

16 Mars 2020, 09:47, Politikë CNA

Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë ?Rama 1?, Ylli Manjani deklaron se tërmeti i 26 nëntorit dhe koronavirusi së fundi kanë goditr rëndë ekonominë shqiptare.

Në një postim në rrjetet sociale, Manjani shkruan se ekonomia shqiptare është në emergjencë.

Po ashtu ai i drejton edhe një mesazh kryeministrit Edi Rama, ndërsa thekson se të pagush koncesione në këtë kohë, është kriminale dhe e papërgjegjshme.

?Nuk e di a mund të flitet më për buxhet në këtë shtet!

I lemë të tjerat, por 3 muajt e fundit të 2019 dhe 3 të parat e 2020 vendi është realisht në emergjencë civile.

Nga tërmeti tek virusi ajo pak ekonomi që ekziston është goditur rëndë. Llogjika ta do që vetëm taksa nga konsumi mund të mblidhen. Por edhe ky i fundit me mbylljen e vendit në quarantinë nuk ka më çtë paguajë.

Praktikisht buxheti ynë publik, i tejrënduar me borxh është thjesht një letër përderisa ekonomia nuk gjeneron punë, të ardhura e në vijim taksa që të ketë kuptim buxheti. (Buxhet do të thotë shpenzime dhe të ardhura njëkojësisht)

Në këtë situatë emergjence të tejzgjatur, të bësh pagesa faturash të majme koncensionesh, për më tepër pa produkt, më duket kriminale. Pra një buxhet pa të ardhura, të paktën jo sipas pritshmërisë, bën vetëm pagesa…

Pra edhe ato pak para që mblidhen nga taksat, në vend të shkojnë për të financuar nevojat e emergjencës, shkojnë për të paguar fatura koncensionesh.

E papranueshme!
E papërgjegjshme!
Kriminale!

Ligjet e emergjencës para së gjithash janë BUXHET, ndryshim përparsish në financim, jo gjoba e kërcënime për njerëzit!

Po, megjithmend vesi me shpirtin dilka! Mirë e the zotrote.?-shkruan Ylli Manjani./ CNA.al





Lajmet e fundit nga