Të premten, mbledhja e Grupit të PS-së dhe kabinetit/ Zbardhet agjenda e takimit
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë ditën e premte Grupin ...
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë ditën e premte Grupin ...
Në Gjermani, gjithnjë e më shumë njerëz infektohen me virusin Corona. Edhe një ministër federal është në karantinë. Instituti Robert Koch kërkon nga bashkitë dhe spitalet që të aktivizojnë planet e krizës.
Instituti Robert Koch (RKI) u ka bërë thirrje spitaleve gjermane të përgatiten për një numër më të madh pacientësh të sëmurë rëndë, për shkak të përhapjes së epidemisë së virusit Corona. Shefi i Institutit Robert Koch, Lothar Wieler rekomandon që spitalet të pezullojnë procedurat jo të domosdoshme. Kjo do të lironte më shumë shtretër për pacientët të sëmurë rëndë. Për më tepër, më shumë shtretër mund të kthehen në shtretër për kujdes intensiv, për shembull duke shtuar aparate për frymëmarrje.
Një mundësi tjetër është ndarja e stafit në mënyrë të ndryshme, për të shmangur infeksionet dhe kështu ndërprerjet e punës: spitalet mund të caktojnë punonjës të pajisur me mjete speciale mbrojtëse, për t’u kujdesur vetëm për pacientët me ethe dhe me infeksione të rrugëve të frymëmarrjes.
RKI gjithashtu u bën thirrje komunave që të aktivizojnë planet e krizës. Ai i nxiti të gjithë kryetarët e bashkive që të veprojnë në këtë mënyrë, tha Wieler. “Ne jemi në fillim të kësaj epidemie. Ne do ta kapërcejmë atë vetëm nëse të gjithë ata që kanë përgjegjësi merren me këtë krizë para nesh në përputhje me rrethanat.” Wieler këshillon me fjalë të qarta që njerëzit të shmangin aktivitetet e mëdha dhe jo absolutisht të nevojshme.
Në të njëjtën kohë, Instituti Robert Koch tërheq vëmendjen që në Gjermani, rreziku për popullatën në tërësi ende konsiderohet “i mesëm”.
Sidoqoftë, ekzistojnë edhe disa rajone krizash, siç është qarku Heinsberg në Renaninë Veriore-Vestfali. Në tërësi, deri të hënën janë raportuar më shumë se 1100 infektime. Sipas Wieler-it, katër nga pesë pacientë me COVID-19 do ta kalojnë butë sëmundjen. Sipas tij, megjithatë, kjo nuk vlen për njerëzit e moshuar dhe me sëmundje kronike.
Saksoni-Anhalti është tani shteti i fundit federal që konfirmon rastet e para me infektime. Katër vetë rezultuan pozitivë për virusin e koronës, njoftoi Ministria e Shtetit e Çështjeve Sociale në Magdeburg. Tre nga të infektuarit qenë kthyer nga pushimet në Tirolin Jugor ose nga Tiroli.
Ministri Federal i Brendshëm Horst Seehofer do të qëndrojë në shtëpinë e tij në Ingolstadt për momentin për shkak të një kontakti me një person të infektuar potencialisht. Fillimisht do të pritet rezultati i testit të personit që kontaktoi ai, tha zëdhënësi i Seehoferit, Steve Alter.
Alter njoftoi të hënën në mbrëmje në Twitter se 70-vjeçari Seehofer dhe personi që kishte kontaktuar kishin qenë në të njëjtën dhomë gjatë një takimi në Bruksel. Takimi ndodhi në një mbledhje të ministrave të brendshëm të BE në Bruksel javën e kaluar.
Deutsche Bank mbyll degët
Deutsche Bank duhet të mbyllë përkohësisht dy degë të tjera për shkak të infektimit të dy punonjësve me COVID-19. Një punonjës në Këln dhe një në Detmold rezultuan pozitiv në test. Të gjithë punonjësit që kishin qenë në kontakt me të infektuarit u dërguan në një karantinë 14-ditore. Degët do të pastroheshin plotësisht. Më parë qenë mbyllur një degë e Deutsche Bank në Gelsenkirchen dhe dega në Kempten në Allgäu./DW
Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA, duke ndjekur situatën...
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë duke vlerësuar situatën e p...
Ministria e Shëndetësisë ka dalë në një tjetër prononcim për...
Partia Demokratike ka kallëzuar penalisht ministren e Shënde...
Në kuadër të masave të marra për mbrojtjen nga koronavirusit...
Ish ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka shprehur ngushëlli...
Kreu i PD, Lulzim Basha ka shprehur ngushëllimet për 73 vjeç...
Përhapja e koronavirusit të Shqipëri ka bërë që të merren ma...
Presidenti Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet për ndarjen ng...
Kryeministri Edi Rama ka demostruar live larjen e duarve në ...
Duke filluar nga dita e nesërme policia dhe ushtria do të zb...
Ish kryeministri Sali Berisha ka ngritur akuza ndaj kryemini...
Gruaja e infektuar me koronavirus në Durrës u bë gati pë tu ...
Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli tha se nuk ...
Deputetja e opozitës, Rudina Hajdari ka kujtuar ditën e lind...
Presidenti Ilir Meta ka takuar Drejtorin e Zyrës së Organiza...
Katër mjekë dhe infermierë janë vetizoluar pasi i shërbyen n...
Pas përhapjes së koronavirusit në Shqipëri, Ambasada amerika...
Një ftesë të hapur për ekspertët e shëndetësisë së opozitës ...
Mjeku Tritan Kalo deklaroi mbrëmjen e sotme se maskat të cil...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...