web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Del nga sanatoriumi, mjeku i familjes nuk i jep ilaçin me rimbursim!

11 Mars 2020, 22:04, Denoncim CNA

Hazbie Xheka, një 82 vjecare, e cila pasi është mjekuar në spitalin ?Shefqet Ndroqi? në Tiranë, për trombozë në mushkëri, i është dhënë ilaci “Xarelto” , që nuk e merr dot me rimbursim. 82 vjeçarja banon në Gramsh dhe gazetarët e emisionit “Stop”janë ndalur në shtëpinë e zonjës Xheka.

Pas kthimit në qytetin e saj, mjeku i familjes i thotë, që nuk i jep dot “Xarelto”, pasi me protokoll duhet të provojë njëherë ilaçe të tjera.

Hazbia tregon, se deri tani ilaçin e ka marrë me lekë borxh, pasi pensioni nuk i del për ta blerë, kur një kuti kushton 80 mijë lekë. Mjeku i familjes Lavdërim Shuli nuk jep asnjë shpjegim për procedurën, por le zyrën, duke thënë, se është me leje.

Ndërsa drejtoresha e qendrës, Ermira Kastrioti, thotë, se dhënia e medikamentit kufizohet nga libri i barnave, që vjen nga Ministria e shëndetësise. Pra, zonja duhet të bëjë dy terapi të tjera, dhe në qoftë se ato dështojnë, të mjekohet me Xarelto. Por nga ana tjetër Kastrioti thotë, se për rastin e 82 vjecares, do të gjendet një zgjidhje.





Lajmet e fundit nga