web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Përgjigjuni brenda 48 orësh/ OFL ultimatum dy “të fortëve” të radhës

10 Mars 2020, 12:30, Kronika CNA

Operacioni Forca e Ligjit i ka dërguar formularin e vetëdeklarimit të pasurisë dy personave të radhës, të cilët duhet të përgjigjen brenda 48 orësh.

OFL bën të ditur se i ka dërguar formularin shtetasve: V. Z., banues në Fier, dënuar nga autoritetet italiane të drejtësisë, për veprën penale ?Trafikim i lëndëve narkotike?; dhe E. R., banues në Kuçovë, dënuar nga autoritetet zvicerane dhe italiane të drejtësisë, për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike?;

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t?u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së, të cilat do t?i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL bën me dije se të gjithë personat që iu është dërguar kërkesa me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, i kanë plotësuar formularët dhe i kanë dorëzuar pranë OFL-së, e cila ka vijuar me procedurat, sipas përcaktimit në Aktin Normativ nr. 1, të datës 31 janar 2020.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.





Lajmet e fundit nga