web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Denoncimi për maskat e skaduara/ Përfaqësuesi i OBSH "godet" opozitën

10 Mars 2020, 21:11, Aktualitet CNA

Raul Gonzales Montero në Shqipëri Raul Gonzales Montero, ka kritikuar opozitën lidhur me denoncimet për datën e skadencës së maskave të shpërndara nga qeveria.

Ai tha se nuk ka rëndësi data e skadencës në këto momente, ndërsa theksoi se politika duhet të qëndrojë jashtë shëndetësisë.

“Nuk e di pse drejtohet në këtë drejtim ky debat, e rëndësishme është si mbahet maska, e rëndësishme është të thuhet mënyra e përdorimit të maskave se sa të shihet data e skadimit. Këto denoncime mund të hapin panik. Mund të mbarohen maskat se vendet po i mbajnë për vete këto maska. Maskat i prodhonte Kina dhe nuk do t’i importojë. Edhe Franca nuk i importon më se tha që do i mbajë për vete. Nuk duhet të keqpërdoren këto maska se pashë se si i përdornin, ju lutem shëndetësia të mbahet jashtë debatit politik”, nënvizoi përfaqësuesi i OBSH./ CNA.al





Lajmet e fundit nga