web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Skandali me garën për kreun e AMA/ Asnjë kandidat nuk plotëson kriteret

28 Shkurt 2020, 19:45, Denoncim CNA

Syri.net ka siguruar një memo të Kuvendit të Shqipërisë, nga Shërbimi i Monitorimit të Institucioneve, dërguar kryetares së Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, Fatjona Dhimitri.

Aty jepen të dhëna për katër kandidaturat për kryetar të AMA-s. Të katër personat janë njerëz me lidhje të forta me pushtetin. Jo vetëm kaq, por në memo shihet se ata nuk plotësojnë kriterin kryesor, atë të përvojës në punë, referuar librezës së punës.

Sipas ligjit për mediat audivizive, ata duhet të kenë eksperiencë pune dhjetë vite në fushën e medias, ose fusha të ngjashme me të.

Maklen Misha rezulton se ka tetë vite punë e një muaj të plota në librezë. Edhe pse është diplomuar në vitin 2006, ai ka paraqitur gjoja si eksperiencë pune një kontratë për përkthime, nga viti 2003 deri në vitin 2005, e cila nuk njihet si vite pune.

Edvin Kukunja ka vetëm katër vite dhe 7 muaj eksperiencë pune.

Fatjon Hoxhalli po ashtu ka vetëm gjashtë vite pune sipas librezës së punës. Ai ka marrë një vërtetim sikur ka qenë bashkëpunëtor i një qendre, të quajtur Agenda. Sërish ai thotë se ka qenë bashkëpunëtor i jashtëm gjatë kohës që ishte student.

Kurse Denis Dedej është diplomuar në vitin 2016. Pavarësisht kësaj, ai thotë se 7 vite e nëntë muaj punë sipas librezës së punës. Sërish ai nuk e plotëson kushtin ligjor. Megjithatë ai ka marrë një vërtetim që thotë se ka qenë konsulent i jashtëm i gazetës Koha Jonë për 3 vite, një dekadë përpara se të diplomohej.

Të katër po ashtu janë ?ushtarë? të qeverisë dhe sidomos me lidhje me Erion Veliajn dhe Endri Fugën.

? Denis Dedej, drejtor për Komunikimin në Bashkinë Tiranë, prej vitit 2016.

? Edvin Kukunja, ish-këshilltar ligjor në Ministrinë e Arsimit, prej vitit 2018 me të njëjtën detyrë në Ministrinë e Drejtësisë.

? Fatjon Hoxhalli, në vitin 2019 ishte këshilltar i Ministres së Arsimit Besa Shahini dhe prej vitit 2016 deri në 2019 këshilltar i Zëvendëskryeministrit Niko Peleshi.

? Maklen Misha, prej vitit 2019 këshilltar në Ministrinë e Mbrojtjes, në periudhën 2015-2018 këshilltar për komunikimin publik i Kryetarit të Bashkisë Tiranë Erion Veliaj. Në periudhën 2011-2013 pjesë e grupit të punës që hartoi programin e punësimit në Partisë Socialiste. Ish-këshilltar i Edi Ramës kur drejtonte Bashkinë Tiranë. Bashkëthemelues në vitin 2008 i ?Lëvizjes G99?.





Lajmet e fundit nga