Të enjten seanca e fundit e sesionit parlamentar/ Në rend dite, një sërë projektligjesh
Seanca e fundit plenare e këtij sesioni parlamentar do të ...
Seanca e fundit plenare e këtij sesioni parlamentar do të ...
Qeveria e kryeministrit Edi Rama mori një avion VIP të modelit Airbus 319-100, i cili më parë i është përdorur nga qeveria e Turqisë. Mënyra se si avioni iu transferua Shqipërisë nuk bëhet e ditur.
Faqja e internetit Planespotters.net, e cila furnizohet nga të apasionuarit pas avionëve që postojnë foto të tyre nëpër aeroporte të ndryshme, raportoi se avioni është fotografuar në Aeroportin e Mynihut në Gjermani të premten më 14 shkurt.
Nga data 15 deri 17 shkurt në Mynih po mbahet konferenca e sigurisë ku merr pjesë mes shumë liderëve botërorë edhe kryeministri Edi Rama. Kjo konferencë konsiderohet një forum i rëndësishëm ndërkombëtar për shkëmbimin e pikëpamjeve për sigurinë dhe marrëdhëniet ndërkombëtare.
Avioni është prodhim i vitit 2000 dhe është përdorur fillimisht nga Aviacioni Ushtarak Italian deri në vitin 2005 dhe më vonë nga qeveria turke. Ai raportohet se i ka kaluar qeverisë shqiptare në shkurt 2020. Mënyra e këtij kalimi mbetet e paqartë ndërsa avioni vijon të fluturojë me kodin e regjistrimit turk pavarësisht se ka të shkruar ?Albania? në trupin e tij.
Një zëdhënës i kryeministrit Edi Rama nuk iu përgjigj pyetjeve të BIRN për këtë çështje.
Kryeministri Edi Rama u ankua të enjten në një bisedë me gazetarët në emisionin Opinion se ai dhe kryeministri i Kosovës ishin të vetmit që udhëtonin me avionë të zakonshëm ndërsa pranoi se në raste të veçanta, qeveria e tij ka përdorur çarter për fluturimet zyrtare.
?E di ti që kryeministri i vendit tënd dhe i vendit tim është i vetmi bashkë me kryeministrin e Kosovës që lëvizin me avionë komercialë?? pyeti Rama gazetaren Klodiana Lala. Pasi kjo e fundit i rikujtoi se Shqipëria dhe Kosova janë vende të varfra ai argumentoi se ?me protokoll kryeministrat lëvizin me avionin e shtetit. Nuk ka kryeministra që ikin dhe futen nëpër linja komerciale?.
E pushtuar nga Perandoria Osmane deri në fillim të shekullit XX, Shqipëria gjendet sot në prag të hapjes së negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian. Por vendi ruan historikisht marrëdhënie të ngushta me Turqinë dhe kryeministri Edi Rama e quan ?vëllai dhe miku ynë i pandarë? presidentin turk Recep Tayyip Erdogan.
Shqipëria shpreson gjithashtu prej vitesh të thithë investime nga Turqia. Së fundmi, dhe qeveria shqiptare ka themeluar kompaninë e fluurimeve të flamurit Air Albania së bashku me Turkish Airlines. Megjithatw, investimet turke nuk kanë ardhur pa kosto.
Prej vitesh, presidenti Erdogan dhe zyrtarë të tjerë të qeverisë turke i kërkojnë Shqipërisë të mbyllë rrjetin e shkollave të themeluara nga Lëvizja Gylen dhe të ekstradojhë anëtarët e saj në Turqi. Gjatë një vizite në Tiranë të mërkurën, ministria i jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu deklaroi se Shqipëria ?ka ndërmarrë disa hapa? ndaj lëvizjes guleniste, por kërkoi më shumë.
?Ka ende shumë anëtarë të FETO në Shqipëri. Ne nuk duam që Shqipëria të jetë parajsë për FETOt. Shqipëria ka ndërmarrë disa hapa, por më shumë hapa duhet të ndërmerren,? deklaroi ai
FETO është emri me të cilin qeveria turke i referohet lëvizjes Guleniste, një lëvizje fetare dhe biznesi e frymëzuar nga predikuesi Fethullah Gulen, i cili jeton në SHBA por kërkohet nga qeveria e Erdogan, e cila e akuzon se ishte organizatore e grushtit të dështuar të shtetit në vitin 2016, në të cilin disa qindra vetë u vranë. Gulen mohon përgjegjësinë për grushtin e shtetit ndërsa anëtarët e lëvizjes së tij, të cilët në përgjithësi janë mësues të lidhur me një rrjet shkollash në një numër të madh vendesh në të gjithë botën, janë aktualisht në arrati./ Birn
Pas live-t në Facebook, kreu i opozitës Lulzim Basha komunik...
Katër shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane, pa...
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, ka reaguar sot për vesh...
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka pranuar fajin e opoz...
Ish deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi akuzon qeverin...
Austria është shprehur pro hapjes së negociatave për Shqipër...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka hapur mundë...
Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani...
Presidenti i Francës Emmanuel Macron duket se ka një qëndrim...
Presidenti Ilir Meta ka dhënë sot alarmin e kapjes së çdo pu...
Pedagodu Ndriçim Mehmeti ka publikuar një rast, që sipas tij...
Nuk e di nëse i keni ndjekur debatet e fundit të kryeministr...
Nuk është e panjohur për opinionin publik, një personazh i s...
Moderatori dhe gazetari Arian Çani mbrëmjen e djeshme në emi...
Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edv...
Gjykata e Apelit ka pushuar hetimet ndaj kryebashkiakut Erio...
Kryeministri Edi Rama ka mbajtur sot një takim me shefin ekz...
Vetëm pak kohë pasi dha dorëheqjen nga Gjykata e Lartë, Elon...
Moderatori Mustafa Nano ka kritikuar kryeministrin Edi Rama ...
Ish deputeti i Partisë Demokratike Gent Strazimiri ka ironiz...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...