web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Video - Masakra betonizuese mbi bukuritë natyrore/ Si dukej kanioni i Llëngës dy vite më parë

12 Shkurt 2020, 11:41, Aktualitet CNA

Kanioni i Llëngës, ose si njihet ndryshe ?Gryka e gurit? në Pogradec, ra pre e ndërtimeve të hidocentrale që në vitin 2017.

3 hidocentralet shkatërruan bukurinë natyrore dhe e kthyen këtë qendër të turizmit në një vend të shkretuar nga masakra e betonizimit.

Ndonëse kanioni i Llëngës është pjesë e zonave të Mbrojtura që prej vitit 2002 me vendim të Këshillit të Ministrave, kjo nuk i ndaloi shkatërruesit e bukurive natyrore ta betonizojnë.

Një video e risjellë nga CNA.al tregon pamjet tmerruese të ndërtimeve të paligjshme që e shkatërruan këtë perlë që na fali natyra shqiptare./ CNA.al





Lajmet e fundit nga