Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Le ta nisim me një pyetje orientuese:
Në ç?vend të botës mund të ndodhë që një biznesmen të fitojë një koncesion nafte, ta zhysë koncesionin në borxh prej 35 milionë dollarësh dhe pasi koncesioni dështon dhe i kalon shtetit, i njëjti biznesmen futet në lojë për ta privatizuar sërish?
Le t?i përgjigjemi direkt kësaj pyetje: kjo ndodh në një vend si Shqipëria, ndërsa biznesmenët quhen Sotirios Kapotas dhe Arian Tartari.
Të dy ata, rezultojnë si truri i një skeme që synon rimarrjen e koncesionit të naftës nëpërmjet ortakërisë me një grup interesi pranë qeverisë dhe me ndihmën e agjencisë rajonale të lajmeve BIRN, dega në Shqipëri (Reporter.al).
Zanafilla e kësaj historie nis në vitin 2007, kohë kur qeveria Berisha i dha kompanisë Stream-Oil koncesionin e dytë më të madh të naftës në vend, zonat e Cakran-Mollaj, Ballsh-Hekal dhe Gorisht-Kocul.
Kompania Stream-Oil ishte themeluar në ishujt Cayman, ishte kompani offshore, përfqësuesi i kompanisë në zyrat qendrore të Kanadasë ishte një shtetas grek i quajtur Sotirios Kapotas.
Ndërsa në Tiranë, interesat e kësaj kompanie i përfaqësonte Arian Tartari. Një biznesmen i favorizuar nga ish-qeveria Berisha.
Dyshja Tartari-Kapotas lëvizte fijet e këtij koncesioni të rëndësishëm, një biznes që si rregull do prodhonte fitime të majme për kompaninë dhe për shtetin shqiptar, por me sa duket, fitimet për shtetin shqiptar nuk erdhën kurrë.
Në vitin 2013, borxhi që kjo kompani i kishte institucioneve shtetërore, arrinte në shifrën e 35 milionë dollarëve.
Një kronikë e Top-Channel e muajit nëntor 2013, zbulon se qeveria rilindëse e sapoardhur në atë kohë, po përgatiste konfiskimin e kompanisë së drejtuar nga Tartari-Kapotas, për shkak të borxheve dhe shmangies së taksave.
Plot 11 zyrtarë të Albpetrol u shkarkuan nga puna pse kishin lejuar abuzimet e Stream-Oil më vlerë 35 milionë dollarë, por dyshja Tartari-Kapotas ishte e shkathët.
Ata arritën të shmangin konfiskimin e kompanisë Stream-Oil dhe arritën t?ja shisnin një vit më vonë kompaninë një koncorciumi turko-amerikan. Këta të fundit kur mësuan gjendjen e kompanisë dhe bllokimin total nga borxhet vendosën ta rishisnin në një tjetër kompani në vitin 2016, por këtu ndërhyri Ministria e Energjisë e cila e konfiskoi kompaninë Stream Oil, shtetëzoi vendburimet e naftës.
Qeveria e rilindjes ndërhyri 3 vite me vonesë, pasi këtë veprim e kishte planifikuar ta bënte që në vitin 2013.
Tre vite vonesë ishin të mjaftueshme që dyshja Tartari-Kapotas të largonin ?bombën me sahat? nga dora e tyre dhe të dilnin pa lagur nga një skemë spekulimi, që i shkaktoi shtetit shqiptar 35 milionë dollarë evazion fiskal. Autorët e evazionit nuk u gjurmuan dhe as u hetuan ndonjëherë.
Përkundrazi, ata janë rikthyer me ide të qarta për ta privatizuar për së dyti këtë koncesion.
Në vitin 2018, qeveria shqiptare vendosi që të hedhë sërish në treg vendburimet e konfiskuara nga koncesionari Stream Oil.
Ndaj dhe u hap një garë për kompanitë hidrokarbure. Gara më e rëndësishme ishte ajo për zonën e ?Cakran-Mollaj?.
Procedura nxori fituese kompaninë ?Terraoil Swiss?, në një garë ku merrnin pjesë afro 7 kompani.
Disa muaj pas shpalljes së fituesit, njëra prej kompanive pjesëmarrëse në garë e quajtur ?Letho Resources Corp? paditi në Prill 2019 Gjykatën Administrative të Vlorës Albpetrolin dhe Ministrinë e Energjisë për shkelje të rregullave të tenderit.
Dy muaj më vonë, në Qershor 2019, gjykatësi i Vlorës Astrit Shema, pezullon tenderin dhe e quajti të pavlefshëm duke i dhënë të drejtë ankimuesit.
Pas këtij vendimi, kompania fituese ?Terraoil Swiss? e apeloi vendimin në Gjykatën Administrative të Apelit në Tiranë.
Aktualisht kjo çështje ka nisur të shqyrtohet në këtë gjykatë.
Por ndërsa ka nisur shqyrtimi i çështjes në Apel, agjencia ballkanike e lajmeve BIRN, nëpërmjet filialit të saj në Shqipëri, nisi të publikonte shkrime që godisnin kompaninë fituese ?Terraoil Swiss?.
Kjo e fundit reagoi ndaj BIRN-it duke e akuzuar për mashtrim dhe shantazh dhe duke lënë të kuptohej se agjencia BIRN ishte vënë në dispozicion të bizneseve rivale.
Por kush është biznesi rival i zviceranëve të ?Terraoil Swiss??
Patjetër që është biznesi që e ka paditur dhe bllokuar në gjykatë, kompania kanadeze ?Letho Resources Corp.?
Është interesant fakti se agjencia BIRN merrej posaçërisht me kompaninë fituese të tenderit, por në asnjë moment nuk duket se ka shqyrtuar kompaninë paditëse, ndërsa procesi gjyqësor ishte në zhvillim e sipër.
Një interesim i Hashtag.al për kompaninë paditëse ?Letho Resources Corp?, zbuloi se pas saj, fshiheshin pikërisht ata? dyshja e famshme Kapotas-Tartari.
Hashtag.al posedon dokumentacionin e plotë që kjo kompani ka deklaruar në institucionet financiare kanadeze, këto të dhëna janë të aksesueshme online.
Nga ana tjetër, vendimi gjyqësor i shkallës së parë në Vlorë që publikoi agjencia BIRN, ka zbuluar dhe një detaj tjetër, kompania ?Letho Resources Corp? ka deklaruar si adresë të sajën në Tiranë:
?Rruga Ismail Qemali, kulla ?Samos Tower?, kati V?.
Kjo është adresa e zyrave të Arian Tartarit në Tiranë, në zonën e ish-bllokut, zyra që Tartari i ka sot e kësaj dite, e ndërsa dikur në këtë adresë ishin dhe zyrat e koncesionarit ?Stream Oil?.
Eksplorimi i të dhënave financiare të kompanisë ?Letho Resources Corp?, zbuloi se kjo kompani e Kapotas-Tartari, ka hyrë në marrëdhënie kreditimi me një grup interesi pranë Rilindjes.
Sipas të dhënave që kanë deklaruar në Kanada, kompania ?Letho Resources Corp? ka kredituar me disa qindra mijëra dollarë kompaninë ?Anio Oil&Gas?, e cila ka marrë në administrim fushën e naftës në Ballsh-Hekal, kjo fushë dikur i përkiste koncesionit të ?Stream Oil?.
Aksionarët e ?Anio? janë biznesmenë të afërt me kryebashkiakun Veliaj.
Ndonëse në bilancet në Kanada kompania ?Letho Resources Corp? e Kapotas-Tartari ka deklaruar buxhet modest, ajo nga ana tjetër deklaron se ka kredituar kompaninë e?Anio Oil&Gas?. (Shkarko këtu deklarimin e plotë financiar).
Nga shqyrtimi i të gjitha këtyre të dhënave, duket se dyshja e famshme Kapotas-Tartari, nuk kanë pasur aspak ndërmend të lajnë hesapet me koncesionin e tyre të dikurshëm.
Ata jo vetëm dolën pa lagur dhe me 35 milionë dollarë taksa të papaguara, por kanë arritur që nëpërmjet kompanisë së re offshore që kanë hapur në Kanada, të futen në garë për kapjen e këtij koncesioni për të dytën herë.
Kësaj here, Kapotas dhe Tartari rezultojnë në aleancë ?politike? me kompaninë ?Anio?, ndërsa kundërshtarin dhe rivalin e tyre në biznes duket se e ka marrë përsipër agjencia e lajmeve BIRN, e cila ka publikuar një seri shkrimesh për problematikën e tenderit, sigurinë kombëtare dhe rrezikun e lidhjeve ruse për ?Terraoil Swiss?.
BIRN ka mbajtur jashtë fokusi dyshen Tartari-Kapotas, të cilët janë po të njëjtët që e fituan në vitin 2007 koncesionin në fjalë, për t?ja mbathur e për ta lënë në mëshirë të fatit me 35 milionë dollarë borxhe. / Hashtag.al
Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një qy...
Një shtyllë korrenti ka marrë flakë, në zonën e ish-Stacioni...
I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin P...
Prezantuesja Alketa Vejsiu, ka qenë e ftuar mbrëmjen e sotme...
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka reaguar në lidh...
Për herë të parë në Portin e Durrësit do të mbërrijë Krocier...
Kjo javë ka filluar me ndryshime në rang shefash në disa nga...
Me një operacion Forca e Ligjit dhe më pas me një goditje li...
Një vit më parë në Korçë filloi një betejë kundër ndërtimit ...
Forcat e Ndërhyrjës së Shpejtë vijojnë operacionin për kontr...
Një studim i publikuar së fundi tregon se qeveria, shoqatat ...
Festivali i Sanremos u shoqërua me bujë, madje edhe me kriti...
Kreu i sapozgjedhur i Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, Ar...
Publikohet historia e panjohur e grupeve shqiptare antikomun...
Ish Avokatja e Shtetit, Alma Hicka emërohet gjyqtare në Gjyk...
Nga Roland Qafoku* Çfarë nuk u tha e çfarë nuk u shkrua për ...
Gazetarja Klodiana Lala i është përveshur mbrëmjen e sotme i...
Mbrëmjen e sotme moderatorja Alketa Vejsiu do të prezantojë ...
Zbulohen vakancat në disa prej institucioneve publike të ven...
Kryetari i KLSH-së Bujar Leskaj dhe Drejtori i Përgjithshëm ...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...