web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Rusët po vijnë vërdallë”/ Myslim Murrizi bën denoncimin e fortë: Qeveria po bën pazare nafte

10 Shkurt 2020, 20:59, Politikë CNA

Deputeti, Myslim Murrizi, ka reaguar në lidhje më protestën e më shumë se 850 punëtorëve naftëtarë të rafinerisë së Ballshit.

Në një deklaratë për mediat, Murrizi u shpreh se mbi 1 milion ton naftë ikën jashtë vendit tonë, por prej 12 vitesh kompania që merr energjinë nëntokësore shqiptare nuk paguan asnjë lek fitimi në arkën e shtetit.

Sipas tij, askush nuk flet për to, pasi qeveritarët po ndajnë pazaret në pjesën e naftës.

“Ndodhem sot para jush si deputet i qarkut të Fierit, për të denoncuar heshtjen e qeverisë prej muajsh për 850 punonjës të rafinerisë së Ballashit të cilët janë katër muaj pa paga dhe dy muaj në protestë.
Protesta e tyre është në vesh të shurdhër sepse qeveria është e kapur nga korrupsioni dhe askush nuk flet për 100 familje që vuajnë për kafshatën e bukës.

Disa herë punonjësit e rafinerisë së Ballshit, jo vetëm sot por prej vitit 2008, janë denigruar dhe diskredituar nga qeveritë sepse zyrtarë të ndryshëm dhe politikanë të mazhorancave respektive ndajnë pazarë me pjesën e naftës dhe me “Banker Petroleum”.

Mbi 1 milion ton naftë në Shqipëri ikën jashtë vendit tonë. Prej 12 vitesh kompania që merr energjinë nëntokësore shqiptare nuk paguan asnjë lek fitimi në arkën e shtetit.
E çuditshmja është që nafta ikën në tregjet e botës me një çmim 15 euro më lirë sesa në vend dhe 815 punonjës të rafinerisë së Ballshit janë pothuajse të flakur në rrugë prej vitit 2008 kur është privatizuar Alpetroli.

Si deputet i qarkut Fier i jam drejtuar dy herë me shkresë zyrtare Autoritetit të Konkurrencës, autoritet i cili duhet të ndërhyjë në raste të tilla për të vetmin rast që autoriteti ka marrë 6 vendime dhe nuk ka zbatuar asnjë vendim të tij. Ky është rasti abuziv i mosndërhyrjes në rastin e shkeljes flagrante të konkurrencës të kompanisë “Bankers Petroleum”, kontratës që ka me rafinerinë Ballsh për të mos u flakur në rrugë këta punonjës dhe që kjo naftë shitet në Shqipëri me çmim më të lirë sesa vjen nga importi.
100 milion euro është gjobitur kompania “Bankers Petroleum” nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganës për mospagesë akcize.

Në datë 31 maj 2019, edhe sot e kësaj dite, s?ka paguar asjë lek sepse në mënyrë arbitrare nga Ministrja e Financave, e urdhëruar nga kapoja që është i kyçur në kullën e kryeministrisë që urdhëron dhe zonjën Juljana Latifi, kryetare e Autoritetit të Konkurencës, nuk është realizuar, dhe nuk është ekzekutuar vendimi i Drejtorisë së Përgjithshme të Doganës.

Ju bëj thirrje deputetëve të qarkut Fier të Partisë Socialiste, të cilët sa herë që kanë patur nevojë për vota ja kanë premtuar, që uzina do të ndizet. Kryeministrit, kryetarit të Kuvendit, që është deputet i qarkut Fier, Zv.kryeministrit, dhe të gjithë deputetëve të qarkut Fier që nuk kanë gisht tek aferat korruptive që luhen në kurriz të familjeve të Mallakastrës, Patosit dhe Roskovecit dhe të 1 milion e kusur ton naftë pasuri kombëtare të Republikës së Shqipërisë që të ngrihen dhe të reagojnë për një të drejtë legjitime të këtyre punëtorëve që çdo ditë protestojnë sa para Prefekturës, aq edhe në uzinën e rafinerisë së Ballshit.

Gjashtë vendimet e Autoritetit të Konkurrencës dhe përgjigja përfundimtare që më drejtohet mua zonja Juljana Latifi është që në të gjithë vendimet, autoriteti merr vendim që “Bankersi…”, mbi 80% të xhiros vjetore dhe 5% të xhiros ditore nëse nuk zbatohet kontrata. Deri më sot asnjë vendim i ekzektutivit, asnjë lek i futur në arkën e shtetit.

Kohët e fundit kam vënë re një propagandë demagogjike edhe nga qeveria edhe nga suflerët e saj, që  kane hap krahët për investitorët amerikan në Shqipëri.
Kam parë selfie me Ambasadoren e re të ardhur, por realisht është prezente prej 30 vitësh post komunizëm, vëmë re është që naftën, minierat, aeroportin e kanë kinezët.

BKT, Telekomin, hidrocentralet , Kurumin por edhe portin e Durrësit dhe aeroportin imagjinar të Vlorës e kanë turqit.

Rusët po vijnë vërdallë për vendburimin e naftës.
Skanerin e doganës, SKS-në, aleatëtin që bën pashaporta, embarkimin e naftës, kasat fiskale, dheck up-in e famshëm , sterilizimin e paisjeve kirurgjikale, PPP-të, dhe çdo tendër që ka miliona euro i kanë tufa solidare e hajdutëve të politikës shqiptare. Amerikanët nuk i shof gjëkund, në asnjë cep të ekonomisë shqiptare.”/CNA.al





Lajmet e fundit nga