web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Kryeministër nuk të bëjnë, por bëhesh vetë”/ Kulluri “leksione” Bashës

9 Shkurt 2020, 10:12, Politikë CNA

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri, ka komentuar lëvizjet e fundit të kreut të PD, Lulzim Basha, teksa shprehet se rotacioni politik nuk vjen as përmes spoteve të dobëta patetike, e as me ?revolucion?!

Kulluri thotë se në pushtet nuk vihet vetëm, sipas tij, në pushtet të sjell besueshmëria tek votuesit e djathtë dhe besimi i ?votuesit gri? që duhet të ndihet i përfaqësuar

?Në 2019 protestat e forta nën radikalizmin e djegies se mandateve dhe bojkotit të zgjedhjeve, prodhuan një humbje akoma më turpëruese për PD! Humbjen në tavolinë, pa bërë garë! Në pushtet nuk vihet vetëm. Jo. Në pushtet të sjelle besueshmeria tek votuesit e djathtë dhe besimi i ?votuesit gri? që duhet të ndihet i përfaqësuar, si në njerëz ashtu edhe në angazhime. Në vitet 1992 dhe 2005, PD nuk erdhi në pushtet as prej spoteve elektorale e as prej protestave. Ato janë mjete por jo qëllime. Rotacioni erdhi si pasojë e të qenit e djathta një alternative më e mire qeverisëse. E në 2009 u konfirmua fitorja e 2005 prej bilancit qeverises të mirë përballë radikalizmit absurd të Ramës! Ata që drejtojnë sot PD formalisht apo dhe në prapaskenë e dijnë shumë mirë këtë, por bëjnë sikur nuk kuptojnë?, shkruan Kulluri.

Kulluri ka dhënë disa ?leksione? për Bashën, i cili së fundmi shfqet në mënyra të ndryshme pranë qytetarëve, duke u munduar të tregojë se ndodhet afër problemeve të përditshme të tyre.

?Mos u merrni me Veren, se ajo është një ndër mijëra demokratët që duan PD në pushtet e nuk gënjen në spote kur thotë që ?sot jetohet shumë më keq se 7 vite më parë?! Ata që aktrojnë janë të tjerë, janë ata që duan me çdo kusht të sjellin në pushtet një aktor të dobët në krye të PD ndërkohë që duhet një Leader! Dhe Leader apo me keq akoma Kryeministër nuk të bëjnë, por bëhesh vetë. Bëhesh duke demokratizuar PD që të ngjallësh besim se do qeverisësh për qytetarët e jo për karrigen tende. Qytetarët e duan pushtetin për vete e as për kryetare e ish-kryetare. Votën e kanë të tyren e bëjnë ç?të duan me të. Po nuk i binde nuk të votojnë. Shantazhi politik që ofron Basha ?ose me Ramën ose me mua?është i shëmtuar dhe s?e çon Shqipërineëaskund! PD është e demokrateve dhe Shqiperia është vendi i shqiptareve. As i Rames, as i Bashes e i askujt tjetër?, shkruan Kulluri./CNA.al





Lajmet e fundit nga