52 ditë protestë kundër qeverisë/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë
Në sheshin “Skënderbej” janë grumbulluar qytetarët për pro...
Në sheshin “Skënderbej” janë grumbulluar qytetarët për pro...
Një debat i pazakontë është zhvilluar një mbledhje e Këshillit të Lartë të Prokurorisë së datës 27 dhjetor 2019, mes anëtarit të KLP Tartar Bazajt dhe kryetarit Gent Ibrahimi.
Gjatë mbledhjes, Bazaj ka propozuar që dy anëtarë të Këshillit të vizitonin në Spitalin Ushtarak një kandidate për prokurore Xhoana Mehmetaj, për t?i ngritur moralin, pasi e kishte zënë poshtë banesa në Durrës, e shembur nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, duke e dëmtuar në shtyllën kurrizore.
Në përgjigje të kërkesës së Bazajt, kryetari i KLP, Gent Ibrahimi ka pohuar se gjëra të vogla si këto nuk ka nevojë të diskutoheshin në Këshill, për sa kohë që Këshilli nuk ka instrumente ligjore për të vënë në dukje humanizmin e vet.
Por, Bazaj ka këmbëngulur se kjo ishte një gjë e madhe, ndërsa ka kujtuar se kryeministri Edi Rama se në raste të tilla ka ikur në çdo shtëpi. Ndërkaq, ka ardhur sërish reagimi i kreut të KLP, i cili ka pohuar se duheshin parë mundësitë ligjore për këtë çështje.-shkruan Tema.
Por, Tartar Bazajt ka pohuar se reagimi jo vetëm është detyrim ligjor i Këshillit, por se anëtarët e KLP janë si prindër në thonjëza të prokurorëve. Debati është mbyllur me ironi nga Ibrahimi duke pohuar se ?kështu e lëmë atëherë që jemi prindër të prokurorëve?.
Më 24 janar, Bazaj i ka kërkuar informacion Gent Ibrahimit, përmes një shkrese zyrtare, se përse në adresë të tij në zyrën e KLP-së, nuk ka mbërritur asnjë kartolinë urimi për Vitin e Ri, ndryshe nga sa ka ndodhur për anëtarët e tjerë të KLP-së.
Po ashtu, Bazaj i ka kërkuar informacion Ibrahimit edhe se pse tollonat e karburantit ndahen me copa, përse është anuluar tenderi i mjeteve dhe përse nuk plotësohet komisioni mbrojtjes së prokurorëve.
-Tartar Bazaj: Para tre ditësh jam ndodhur fare rastësisht tek Spitali Ushtarak për të vajtur tek një miku im, i cili ishte shtruar në spital dhe përballë ishte një prokurore magjistrate, e cila e cila është goditur që në datën 26 nëntor, i ka rënë shtëpia dhe është goditur në shtyllën kurrizore dhe situata e saj është e rëndë. Unë i thash: A ke vënë në dijeni njeri?
Më tha: Kam vënë dikë (po pa më thënë emrin e anëtarit të Këshillit). Sinqerisht jam ndjerë keq pasi ajo (Xhoana Mehmetaj) ka goditur disa vertebra. Ajo është magjistrate e re, e cila pret emërimin këto ditë. Për fat të keq kishte shkruar tek prindërit në Durrës dhe pallati u tund, tha. Sot ajo vuan shpirtërisht dhe moralisht. Të paktën Këshilli, çoftë dy përfaqësues t?i shkojnë dhe t?i ngrenë moralin.
-Gent Ibrahimi: Pa dyshim që ka disa gjëra të vogla si këto që nuk ka nevojë t?i diktojmë në mbledhjen e Këshillit. Për sa kohë që Këshilli nuk ka instrumente ligjore për të vënë në dukje humanizmin e vet, nuk është nevoja që ta trajtojmë në mbledhjen e Këshillit.
-Tartar Bazaj: Kjo është magjistrate z. kryetar dhe nuk është gjë e vogël. Unë mendoj se është gjë shumë e madhe. Madhe pse mos ta diskutojmë që të gjejmë të gjithë instrumentet ligjore për ta trajtuar, sepse ajo mund të ketë nevojë edhe për kurim jashtë. Kryeministri i vendit ka ikur për çdo rast në çdo shtëpi, jo më një magjistrate e re që do të jetë prokurore e Republikës së Shqipërisë gjithë jetën të duket një gjë kaq e vogël.
-Gent Ibrahimi: Nuk thash aspak këtë gjë. Nuk thashë se është e parëndësishme. Thashë që çështjet që shtrohen këtu duhet të jenë të përgatitura. Nuk mund të reagojmë në mënyrë emocionale ndaj informacioneve dhe duhet të shohim mundësitë ligjore që kemi ne për të vepruar.
?Tartar Bazaj: Jo jo, ky është edhe detyrim ligjor me sa kuptoj unë, sepse ne jemi si prindër në thonjëza të prokurorëve.
-Gent Ibrahimi: Kështu e lëmë atëherë që jemi prindër të prokurorëve dhe e mbyllim mbledhjen e sotme. Faleminderit për durimin tuaj.
Aktorja e mirënjohur Anisa Markarian ka treguar për herë të ...
Një zjarri me përmasa të mëdha ka djegur një sipërfaqe prej ...
Blogerja e njohur Armina Mevlani ka përgënjeshtruar lajmin q...
OSBE ka dërguar në Komisionin e Venecias shqyrtimet dhe anke...
Komisioni i jashtëm i vlerësimit do të shqyrtojë këtë javë z...
Prokuroria e Posaçme kundër krimit dhe korrupsionit (SPAK) k...
Publikohet historia e panjohur e disa prej filmave më të njo...
Në tetor të vitit që lamë pas Eriola Muka u zgjodh në krye t...
Ditën e djeshme, letra e Tartar Bazajt drejtuar kreut te KLP...
Prokuroria e Përgjithshme ka nisur një verifikimin për kryeb...
Në pikat kufitare shqiptare vazhdon kontrolli i shtetasve ki...
Moderatorja Rudina Dembacaj vetëm pak ditë më parë pranoi pu...
Reforma në Drejtësi, e trumbetuar fort nga mazhoranca social...
Ka ndërruar jetë në mënyrë të papritur në moshën 44-vjeçare,...
Prej mëngjesit të sotëm IKMT ka nisur aksionin për shembjen ...
Ministrja e Arsimit Besa Shahini ka dhënë detaje për zhvilli...
Publikohen fotot e rralla që i përkasin vitit 1936, kur Enve...
Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajon...
Sizmiologu Rrapo Ormeni ka zbuluar shtetin me qendrën më të ...
Një 25-vjeçare rrezikon të paralizohet pas një operacioni që...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...