I nxehti ekstrem në Greqi/ Qeveria urdhëron pezullim të detyrueshëm të punës për 4 orë në disa sektorë
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Familjet shqiptare shpenzojnë më shumë për t?u ushqyer jo vetëm në raport me gjithë vendet e tjera të Europës, por edhe me rajonin.
Mesatarisht, 44% e shpenzimeve shkojnë për ushqime e pije jo alkoolike, sipas INSTAT, gati 4 herë më e lartë se mesatarja europiane. Referuar INSTAT, vlonjatët renditen të parët për peshën e lartë të shpenzimeve për ushqime, e pas tyre Elbasani, Durrësi, Shkodra, ndërsa Tirana mban vendin e 10-të. Pasi sigurojnë ushqimin, dritat, ujin, qiratë, veshjet, mobilimin, familjeve u mbeten më pak para se fqinjët për të udhëtuar, argëtuar, për pushime etj.
Familjet shqiptare, shpenzimet më të larta për t?u ushqyer në Europë; Kuksianët po bëjnë pazar në Prizren
Familja Kusi në kryeqytet është e përbërë nga 3 pjesëtarë të rritur në marrëdhënie pune me të ardhura mujore të konsiderueshme. Kryefamiljarja, Elmira, thotë për ?Monitor Ekonomi?, emisioni që transmetohet çdo të hënë në ?News 24?, se gati gjysma e të ardhurave mujore shkojnë për ushqime.
?Shuma e të të ardhurave të të treve shkon deri në një 120 mijë lekë në muaj. Nga këto, 60 mijë lekë shkojnë vetëm për të ngrënë. Shpenzohet shumë për ushqimin, pasi çmimet këtu tek ne nuk janë asnjëherë stabël, por një ditë janë më ulëta e të nesërmen ndryshojnë prapë. Po na duhet të kemi dhe diçka për shtëpi, ose ndonjë lek për raste festash, ose në rast sëmundjeje. Energjia elektrike luhatet sipas sezonit, por ka raste në dimër që shkonin 12 mijë lekë. Uji ka arritur kulmin, 3 mijë lekë.?
Ky raport i shpenzimeve, ndryshon shumë, në krahasim me vendet fqinje. Referuar shifrave zyrtare të institucioneve statistikore përkatëse, në Kosovë 36.8% e totalit të të ardhurave dhe në Maqedoni 34.8% i dedikohen ushqimeve, ndërkohë që edhe shpenzimet e tjera të detyrueshme janë më të ulëta. ?Monitor Ekonomi? iu drejtua Prishtinës dhe Shkupit për të sjellë një pasqyrë të zërave të shpenzimeve të familjeve atje.
Visar Ballovci kryefamiljar në Kosovë thotë se të ardhurat e tij personale janë 600 euro, ndërsa të ardhurat totale të familjes arrijnë rreth 1000 euro.
?Dritat i paguajmë gjatë verës 25 euro, ndërsa në dimër shkojnë edhe 45 euro. Ujësjellësin e paguajmë 10 euro. Ushqimet ne i blejmë një herë në muaj dhe shpenzojmë deri në 150 euro. Duke bërë një përmbledhje të të gjitha këtyre ne familjarisht detyrime paguajmë deri në 300 euro, pjesën tjetër e kursejmë. Duhet të them që një familje këtu në Prishtinë me të ardhura 600 euro ia del që të jetojë mirë?.
Në lagjen Dizhon në Shkup apo lagjen e shqiptarëve, na pret ish mësuesi Bedri Bela në familjen e përbërë nga 7 anëtarë. Të ardhurat e tij janë 16 mijë dinar ose 250 euro. Totali i të ardhurave familjare, me djalin që tregton dhe bashkëshorten që merret me shërbime shtëpiake arrijnë në rreth 600 euro. Ai thotë se duhen mesatarisht 400 euro për të plotësuar nevojat mujore, përfshirë detyrimet.
?Më pak se gjysma e këtyre shkojnë për ushqime, për dritat paguajmë deri në 50 euro. Arrijmë t?ia dalim kështu por, do përdorja një shprehje që thotë se këmbët duhet t?i shtrijmë sa kemi jorganin?.
Familjet europiane shpenzojnë mesatarisht për ushqime 12,2% të buxhetit, sipas Eurostat. Për të gjithë Ballkanin, shtetet shqip-folëse mbajnë shifrat më të larta dedikuar për këtë kategori. Referuar Shqipërisë, dhe duke bërë krahasimin me Shkupin e Prishtinën çmimet për ushqimet e shportës janë shumë më të larta, po ashtu edhe detyrimet mujore për energji apo ujë.
Kuksianët bëjnë pazar në Prizren
Leverdia e kostos më të ulët te fqinjët është shfrytëzuar nga qytetarët e Kukësit. Ata thonë se tani që euro ka pësuar ulje dhe rruga është e shtruar, është më e përshtatshme të bëjnë pazaret atje. Po ashtu një arsye tjetër është edhe karburanti më i lirë, si edhe larmia e produkteve krahasuar me Kukësin.
INSTAT raportoi se në vitin 2018, Kukësi, ndonëse rajoni më i varfër për të ardhurat, është prefektura që shpenzoi më pak për t?u ushqyer.
Por nga ana tjetër, ka një rritje të shpenzimeve për karburant si pasojë e lëvizjeve të shpeshta. Por sërish për ta është më e leverdisshme, pasi një litër naftë në Kosovë e blejnë afro 1.1 euro (130-135 lekë) , ndërsa në Shqipëri deri në 180 lekë./ Monitor
Kjo javë do të sjellë përsëri ditë me diell e vranësira kali...
Mundohuni t’i përkushtoheni me tepër partnerit dhe te mos i ...
Pas tërmetit që u regjistrua pak minuta më parë në Barrë të ...
Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë pak më parë në Kukës.M...
Veriu i vendit u godit pak më parë nga dy tërmete, një në Ku...
Për ditën e sotme, moti do të jetë me vranësira të shpeshta...
Bashkëpunim, harmoni dhe përkujdesje reciproke. Sot gjithçka...
Ditët me diell duket se do të marrin fund. Sipas sinoptikanë...
Moti deri mesditën e së dielës përgjatë vijës bregdetare, pa...
Pas disa ditëve me diell tashmë situata atmosferike mbi vend...
Sot do futeni ne një periudhe shume me te bukur për jetën tu...
Në nëntor të vitit 2019 emisioni “Fiks Fare” në bashkëpunim ...
Ish-zv.ministrja e Arsimit, Nora Malaj, ka shprehur ngushëll...
Nisur nga situata e rëndë e gripit në rajonin tonë, Institut...
Pas disa ditëve me mot të bukur me diell tashmë situata atmo...
Për një vend si Shqipëria, me të ardhura të ulëta, sigurisht...
Moti ditën e sotme do të nisë i kthjellët, ndërsa në pjesën ...
Gjate kësaj dite nuk do mërziteni për asnjë çast sepse partn...
Aktori i njohur, Viktor Zhusti, nuk i ka mbajtur dot lotët, ...
Aktori Ndriçim Xhepa, ka rrëfyer mes dhimbjes momentet e fun...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...