web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Rama duhet t’i ketë dhënë diçka Bashës...”/ Aleati i Ramës zbulon çfarë fshihet pas tryezës së “Zgjedhores”

16 Janar 2020, 21:54, Politikë CNA

Aleati historik i partisë që drejton kryeministrit Edi Rama, Paskal Milo, tha mbrëmjen e sotme se pas uljes në tryezën e Reformës Zgjedhore të opozitës, fshihet një kompromis.

Milo deklaroi se Rama duhet t?i ketë dhënë diçka Bashës, që u ul pa pretendime, ndërsa theksoi se, nëse vendi shkon në zgjedhje të parakoshme, me këtë sistem zgjedhor, opozita nuk ka gjasa të fitojë.

?Në këtë kthimin në tryezë, unë mendoj se ka diçka: ose është një kompromis dypalësh në distancë, ose me ndërmjetësim ndërkombëtarësh. Duhet t?ju kenë dhënë diçka, që u ulën në tavolinë pa pretendime, se nuk e besoj të jenë kaq naivë dhe, nuk dua të përdor ndonjë fjalë tjetër, që të shkonin ” si cjapi te kasapi”, se të jeni të bindur se, nëse bëhen zgjedhje të parakohshme, pa ndryshuar sistemin dhe me këto rregulla loje, mbështetur në rekomandimet e OSBE/ ODIHR , opozita nuk ka gjasa të fitojë zgjedhjet?, u shpreh Milo në emisionin ?Opinion?./ CNA.al





Lajmet e fundit nga