LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Basha dhe Desada i rikthehen "dashurisë" të 15 viteve

16 Janar 2020, 14:27, Politikë CNA
Basha dhe Desada i rikthehen "dashurisë" të 15 viteve

Mediat dje dhe sot, kanë raportuar se kryetari i ?Republikës së Re?, Lulzim Basha, ka marrë në krah si këshilltare, duke e vënë si një nga personazhet më të rëndësishëm politik në parti, Desada Meta, gazetare, ish kryeredaktore e Opinionit, në TV Klan për shumë vite, gati 15 vite në televizionin kombëtar.

Desada është një nga ato personazhet e oborrit të PD-së, diku në Shijak Tv, Radio Kontakt, me shumë histori në media, por përtej thashethemeve është një personazh publik që gjithmnonë ka qenë e impostuar tek Partia Demokratike.

Ajo ka qenë një nga njerëzit më të ashpër kundër Lulzim Bashës, sot emërohet këshilltare e tij. Kjo, jo se Luli e ka falur dhe e do më shumë, por sepse ka ngelur i vetëm askush nuk e mbështet më. Tani ka katandisur të marrë edhe Desadën.

Po, pse themi rikthimi i “dashurisë” së Lulzim Bashës me Desada Metajn. Desada e cila shfaqet publikisht si një njeri i vetëm që ka punuar në media, në privat dhe s? ka pasur asnjë benefit nga qeveria e djeshme dhe sulmon këdo që të mundet, ka punuar si këshilltare në Ministrinë e Jashtmë. Ajo ka qenë këshilltare për mediat e Ministrit të Jashtëm, Besnik Mustafaj nga viti 2005 deri në momentin e dorëheqjes së tij, në vitin 2007.

Më pas Desada qëndroi në institucion. Ajo nuk e dha dorëheqjen me ministrin, por të kujtojmë këtu largimin e Mustafajt, para vizitës së Presidentit amerikan, Xorxh Bush në Tiranë, pas një përplasje me ish kryeministrin Sali Berisha.

Më pas në Ministrinë e Jashtme, Berisha emëron Lulzim Bashën, të cilin e largon nga Ministria e Transporteve, pas skandaleve të shumta dhe kryesisht me rrugën e Kombit për rreth 200 milion euro abuzime.

Sapo ka shkelur në Ministrinë e Jashtme, Lulzim Basha, veprimi i parë që ka bërë është shkarkimi nga detyra i Desada Metajt.

Në fakt Desadën me Lulin nuk i lidhte asgjë. Desada ka qenë një militante e vjetër e PD-së dhe gazetare e vjetër atje, kurse Luli ishte një çunak i ri që kishte ardhur në vitin 2005.

Në atë kohë në koridoret e PD-së dhe të Qeverisë, thuhej se shkarkimi i Metajt nga Ministria e Jashtme, qe bërë me urdhër të Berishës, pasi kishte disa dokumente dhe çështje të dyshimta që hidhnin baltë mbi figurën e Desadës. Por, kjo kishte pak rëndësi Lulzim Basha e largoi me firmën e tij, para 13 vjetësh.

Sot, Luli e merr në krahë, e emëron Desadën si njeriun kryesor të imazhit të Opozitës dhe të tij personal.

Në krah të një kompanie izraelite, e cila do të merret me imazhine  Lulzim Bashës.

Pas këshilltarëve mizerabël, kompanive të ndryshme nga SHBA dhe Gjermania, Luli tashmë prej disa muajsh ka marrë një kompani izraelite, që të kujdeset për imazhin e tij.

Këtë e ka bërë që vitin e shkuar dhe njeriu kryesor që do të qëndrojë midis tyre dhe Lulzim Bashës do të jetë Desada Metaj, ajo që Luli e sharkoi nga Ministria e Jashtme, shumë vite më parë, sot mesa duket, Luli nuk mund ta harronte.

Ai është kthyer sërish dashurisë së tij të vjetër./CNA.al

Lajmet e fundit nga