web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Në tavolinë me Gjiknurin për “Zgjedhoren”/ Vasili: Zbatuam një nga nëntë pikat e Bundestagut

15 Janar 2020, 15:43, Politikë CNA

Një ditë pas marrëveshjes për reformën zgjedhore nënkryetari I LSI, Petrit Vasili ka bërë fajtore qeverinë  për vonesën e kësaj  marrëveshjes që sipas tij, la Shqipërinë jashtë Europës.

Vasili thotë se zgjidhja e dhënë dje ishte pikë për pikë ajo zgjidhje e propozuar muaj më parë nga opozita, për të krijuar një mekanizëm me dy pale.

?Qeveria dhe Edi Rama janë fajtorë të vetëm që i kushtoi Shqipërisë bllokimin e integrimit europian, izolimin e vendit dhe që stimuloi dhe rëndoi një proces shpopullimi, më të rrezikshmin dhe më tragjikun, që Shqipëria ka përballuar ndonjëherë në historinë e saj?, u shpreh Vasili në një konferencë për shtyp.

Sipas tij, opozita shqiptare dha provën e përgjegjshmërisë në çdo sakrificë që vendi të marrë zgjidhje.

?Opozita kishte një përgjegjësi për një nga nëntë pikat e Bundestagut gjerman dhe gjithë Europa dhe me një sjellje të përgjegjshme bëri gjithcka që kjo të merrte zgjidhje, pavarësisht rezistencës kriminale të qeverisë për ta mbajtur Shqipërinë jashtë Europës. Tani janë edhe tetë cështje të tjera që presin, por këto janë detyrim i qeverisë. Shqiptarët sot janë më të qetë dhe qartë” tha ai./CNA.al





Lajmet e fundit nga