Connect with Us

Pazari Rama – Basha/ Reagimi i fortë i Erla Mëhillit

Politikë

Pazari Rama – Basha/ Reagimi i fortë i Erla Mëhillit

Publikuar

-

Zëdhënësja e ish-kryeministrit Sali Berisha, Erla Mëhilli ka reaguar pas firmosjes së marrëveshjes për Reformën Zgjedhore, pasi Lulzim Basha braktisi të gjitha premtimet dhe tradhëtoi sërish demokratët, duke ju rikthyer pazareve me Edi Ramen dhe Rilindjen. .

“Nuk zhgënjen kurrë”, shkruan Mëhilli duke iu referuar kreut të opozitës Lulzim Basha i cili sot u ul në “prehrin” e Damian Gjiknurit, të cilin dikur e akuzonte.

Në një tjetër postim, Mëhilli shkruan: “KÇK. Të kap ça të kap”, është mesazhi i Erlës për Lulin e kthyer në vegël e Ramës.

LEXO EDHE:  PLL letër të hapur Lulzim Bashës: Shkatërrove të djathtën tradicionale

Ky reagim i Mëhillit ka ardhur sot pas vendimit të opozitës jashtëparlamentare për tu ulur në tryezën e Reformës Zgjedhore.

Vendimi i Bashës për tu bërë pjesë e kësaj tryezës, ka ardhur një ditë pasi gjykata vendosi pushimin e çështjes së Bashës për lobimin rus./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Të gjithë kundër Lulzim Bashës

Publikuar

-

Nga

Sot të gjithë janë kundër Lulzim Bashës. Të gjithë shkruajnë kundër tij, duke e akuzuar se i ka tradhëtuar.

Me uljen e vartëseve të tij në Komisionin e Reformës zgjedhore, sipas tyre, Basha ka shitur demokratët, për të shpëtuar veten.

Reagimet kanë qenë të shumta dhe kanë ardhur njëri pas tjetrit.

Ashpër ka reaguar ish-kryeparlamentarja, Jozefina Topalli ka reaguar pas firmosjes së marrëveshjes mes pozitës dhe opozitës.

“Ja kështuuu… pasi pushoi “çështjen gjykata”.. rikthehen përsëri në krahët e njeri tjetrit”, shkruan Topalli.

Ndërsa, koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, ka ironizuar deklaratat e Bashës, i cili tallej me demokratët, duke thënë e rrëzoi Ramën.

“Përshëndes dorëheqjen e Edi Ramës. Më në fund një lajm i shumëpritur për qytetarët shqiptarë. Përshëndes dorëheqjen e parevokueshme të Edi Ramës, kryeministrit të qeverisë së krimit dhe të drogës, që i hapi rrugë dialogut kontruktiv mes maxhorancës me opozitën parlamentare dhe atë jashtëparlamentare për të mirën e Shqipërisë. Që prej sot gjithçka është e mundur…”, ka shkruar Patozi.

Ndërsa zëdhënësja e ish kryeministrit Sali Berisha, Erla Mëhilli, ka thënë se nuk zhgënjen kurrë, duke iu referuar kreut të PD-së Lulzim Bashës. “KÇK, t’kap, ça të kap”, shkruan Mëhilli në rrjetet sociale.

Reagim ka pasur edhe nga deputeti i “Bindjes Demokratike”, Andi Përmeti ka shenjëstruar Bashën.

Më anë të një fotoje, ku të pranishëm janë kreu i Komisionit për Reformën Zgjedhore, Damina Gjiknuri, Oerd Bylykbshi nga PD, Petrit Vasili nga LSI dhe Rudina Hajdari nga opozita parlamentare, Përmeti ka  akuzuar Ramën për kapjen e sistemit të drejtësisë.

LEXO EDHE:  Pjesë e “listës së zezë”/Flet ish-kampionia e volejbollit: E shokuar!

LEXO EDHE:  PLL letër të hapur Lulzim Bashës: Shkatërrove të djathtën tradicionale

Edhe këshilltari mizerabël, siç e ka quajtur ish kryeministri Sali Berisha, Neritan Sejamini ka sulmuar Bashën.

“Është e qartë se marrëveshja që u bë publike, sot është arritur më parë, në negociata jopublike dhe jo në takimin e shkurtër sot. Takimi në Pallatin e Kongreseve duket se patur vetëm një qëllim: të rehabilitonte Gjiknurin dhe të përdhoste imazhin e opozitës”, është shprehur ai.

Reagimet kundër Bashës nuk kanë munguar edhe gazetarët.

Sipas, gazetarit Erl Murati, ulja në tryezë me Damian Gjiknurin dhe Rudina Hajdarin pas 1 viti revolucion, është poshtërim për opozitën.

“Këtë faturë Bashës nuk ja ka dhënë as Damiani, as Rudina madje as Edi Rama. Ata që e kanë prerë faturën janë mësuar gjithnjë ta arkëtojnë. Për fatin e keq të opozitës, këtë rradhë edhe me kamatë”, shkruan Murati në një postim në rrjetet sociale./CNA.al

“Më në fund një lajm i shumëpritur”/ Patozi: Përshëndes dorëheqjen e Edi Ramës

Mbyllja e hetimeve dhe reforma zgjedhore/ Godet Jozefina Topalli: Përsëri në krahët e njëri tjetrit

https://www.cna.al/2020/01/14/marreveshja-per-reformen-zgjedhore-reagimi-i-forte-i-erla-mehillit/

“Rama ka kapur sistemin e drejtësisë”/ Andi Përmeti publikon provën

Këshilltari mizerabël sulmon Bashën

Gjiknuri dhe Hajdari në tryezë/ Shpërthen gazetari: Poshtërim për opozitën! Basha duhet të paguajë

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ndarja nga jeta e konservatorit britanik/ Berisha shpreh ngushëllimet

Publikuar

-

Nga

Dy ditë më parë, humbi jetën në moshën 75-vjeçare filozofi dhe ideologu konservator britanik Roger Scruton, pas një sëmundje të rëndë.

Për humbjen e tij ka reaguar edhe ish-kryeministri Sali Berisha, i cili e quan Scruton si gjeniun e të bukurës dhe konservatorizmit.

Berisha thekson se 75-vjeçari ishte autor i dhjetëra veprave të pavdekshme në fushën e filozofisë, mendimit konservator, të lirisë, estetikës, të bukurës dhe letrave.

“Kam lexuar me shumë interes studime dhe vepra të këtij anglezi kollos, kam patur fatin që ta pres dhe bisedoj me të në një takim që do ruhet gjithmonë në memorien time. Duke shprehur pikëllimin tim të thellë dhe ngushëllimet më të ndjera familjes për këtë humbje të madhe, lutem për të! RIP Roger Scruton!”, shkruan Berisha ndër të tjera në rrjetet sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Dyfytyrësia e Bashës/ Dje e quante përdhunues të zgjedhjeve, sot i “ulet në prehër” Gjiknurit

Publikuar

-

Nga

Kryetari i PD, Lulzim Basha gjate nje konference per mediat nga selia blu

Opozita joparlamentare është bërë pjesë e Tryezës së Reformës Zgjedhore në krye të së cilës qëndron Damian Gjiknuri.

Kreu i Republikës së Re, Lulzim Basha, sot u ul në “prehrin” e Damian Gjiknurit, të cilin dikur e akuzonte.
Sigurisht që ky veprim ka ardhur pas vijimit të marrëveshjes me shefin e Gjiknurit, Edi Ramën, atë Basha thoshte se kishte rrëzuar pas çdo proteste që mbahej në bulevard.
Basha duket ka hedhur pas krahëve dhe ka harruar akuzat e forta që para pak kohësh hidhte ndaj Gjiknurit.

Dyfytyrësia e Bashës, përveç se e aministoi atë nga burgu, çoi edhe në rehabilitimin e Damian Gjiknurit.
Më herët Basha dilte e deklaronte se Gjiknuri duhet të ishte në burg për vjedhje votash dhe e quante Komisionin për Reformën Zgjedhore si Komisioni i paraburgimit të Gjiknurit me shokë.

“Përdhunuesi serial i zgjedhjeve, nuk mund të jëtë kujdestar i zgjedhjeve. Për këtë duhet një reformë e vërtetë zgjedhore për të cilën pyeten qytetarët. Kam një mesazh për ata që janë ulur bashkë me Damian Gjinkurin, që duhet të ishte në burg për vjedhje votash, të ulur bashkë me ata që janë kapur në përgjime duke blerë e shitur vota, duke kërcënar demokratët: Zonja dhe zoterinj, ai nuk është komisioni i Reformës Zgjedhore. Ai është, në pjesën më të madhe, komisioni i paraburgimit të Damian Gjiknurit me shokë. Asnjë produkt i tyre nuk përbën gjë tjetër veçse një turp. Nuk e njohim, nuk do ta njohim, mos harxhoni kohën kot”, deklaronte Basha në maj të vitit 2019.

LEXO EDHE:  Pjesë e “listës së zezë”/Flet ish-kampionia e volejbollit: E shokuar!

LEXO EDHE:  Pjesë e "listës së zezë"/Flet ish-kampionia e volejbollit: E shokuar!

Një deklaratë kjo që kujtohet mjaft mirë nga demokratët dhe i gjithë opinioni publik.
Por, pushimi i çështjes gjyqësore ndaj Bashës për lobimin rus dhe takimi i sotëm treguan se marrëveshja e 2017 mes Ramës dhe Bashës nuk është ndërprerë asnjëherë. Basha, nuk u ka kërkuar falje demokratëve, të cilët i nxori për 6 muaj në rrugë, sot pranoi të bëhej pjesë e Tyrezës së Reformës Zgjedhor që deri dje e quante “Komision i paraburgimit” .
Ndërsa Damian Gjiknurin, e quante përdhunuesi serial i zgjedhjeve, nuk mund të jetë kujdestar i zgjedhjeve. Kjo është tallje e Bashës me ata pak demokratë të cilët prisnin rrëzimin e kësaj Qeverie, që po i rrjep dita –ditës.

Por, shqetësimi i vetëm i Bashës, ishte dhe është shpëtimi nga burgu, ndaj shkel sipas qejfit interesat e atyre që i besuan dhe që ndoqën nga pas./CNA.al

LEXO TE PLOTE